Skip to content
Kryesore

Autori i dyshuar për vrasjen e Martin Canit kërkon lirinë në Apel

· 1 min lexim

Autori i dyshuar i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje që ndodhi pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ka kërkuar lirimin në Gjykatën e Apelit me pretendime për probleme shëndetësore.

14-vjeçari Mario Përlleshaj, i cili ndodhet aktualisht në burgun e të miturve në Kavajë, kërkon zëvendësim të masës së sigurimit. Ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti mes të miturve që përfundoi me përdorimin e një thike.

Pak ditë më parë, ekspertiza e thikës së përdorur në ngjarje ka përfunduar dhe ka zbuluar gjurmë të ADN-së së të dy 14-vjeçarëve: viktimës Martin Cani, ndërsa tjetri përputhet me profilin e personit të plagosur, Luis Meçaj.

Seanca gjyqësore vijon në Apel, ndërsa mbrojtja e të pandehurit synon ndryshimin e masës së sigurisë.