Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auron Tare/ Për “Pikën e Voçkël” të Kumbaros duhen futur njerëz në burg

21:54 28/11/2025
Reading Time: 2 min lexim

Studiuesi i trashëgimisë kulturore Auron Tare ka ngritur një alarm të fortë për mënyrën si është lejuar ndërtimi i një kompleksi turistik në Gjirin e Manastirit, duke theksuar se ndërhyrja ka sjellë shkatërrimin e pasurisë arkeologjike në zonë. Duke folur për MCN Informacion, ai tha se autoritetet nuk duhet të kishin lejuar punimet, pasi rrënojat arkeologjike janë evidentuar që në vitin 2011 nga Instituti i Arkeologjisë.

Sipas Tares, është provuar se ka pasur fshehje të dokumentacionit, duke hapur rrugë ndërtimit të resortit që ndodhet vetëm rreth 100 metra larg murit të Demës, një nga strukturat fortifikuese më të rëndësishme në botë. Ai kujtoi se ekzistojnë vetëm tre të tilla, dy në Greqi dhe një në Ksamil, të ndërtuara në shekullin e katërt para Krishtit.

Ai shtoi se gjatë punimeve ka dalë në dritë edhe një kullë, por nuk është e qartë nëse ka qenë vetëm një ndërtim i izoluar apo pjesë e një strukture më të gjerë. Megjithatë, për studiuesin, edhe një kullë e vetme mjafton për të provuar rëndësinë e lartë strategjike dhe historike të zonës. Tare theksoi se shkatërrimi i këtij siti është i pajustifikueshëm, aq më tepër kur është firmosur nga Këshilli i Trashëgimisë Kombëtare dhe Ministria e Infrastrukturës.

Ai u shpreh se institucionet përgjegjëse i kanë hapur rrugë ndërtimit, duke lënë pa mbrojtje vlera të pakthyeshme kulturore. “Shteti shqiptar nuk ka humbur asgjë, se i ka humbur të gjitha, por problemi është çfarë humbet populli, kombi dhe historia jonë. Aty është problemi i madh”, tha Tare, duke akuzuar shtetin se po ndihmon në prishjen e këtyre vlerave.

Studiuesi deklaroi se dokumentacioni provon se persona të paguar për mbrojtjen e trashëgimisë kanë falsifikuar dokumente për të lejuar ndërtimin. Ai kujtoi se në vitin 2010 është kryer një kërkim shpëtimi nga Agjencia e Shërbimit Arkeologjik, ndërsa më vonë Ministria e Kulturës dhe një kompani private angazhuan një arkeologe që ka bërë një vëzhgim sipërfaqësor. Dokumenti i hartuar prej saj i është dorëzuar ministrisë, e cila më pas lejoji fillimin e punimeve.

Në raportin e vitit 2021 nuk përmenden gjetjet e vitit 2011. Madje treguan se gjatë përgatitjes së raportit janë kryer gërmime me eskavator, duke e kthyer procesin në një formalitet për të qenë në përputhje me ligjin. “Aty duhet të kishte një ekip të tërë që merrej me raportin. Aty është prishur pasuria arkeologjike. Kushdo që kalon e sheh që është bërë një katrahurë”, tha Tare.

Ai kërkoi që Prokuroria e Tiranës dhe Sarandës të hetojnë rastin si një shkatërrim flagrant të pasurisë kombëtare, ndërsa paralajmëroi se e njëjta situatë po shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, një pasuri e UNESCO-s. Për të, kjo pasuri i përket brezave të ardhshëm dhe jo individëve apo qeverive.

Tare theksoi se ndryshimet e fundit në ligjin për zonat e mbrojtura kanë hapur rrugë ndërtimit në territore që duhet të mbrohen me prioritet. Ai bëri thirrje për masa të ashpra, duke përfshirë ndëshkime penale. Në përmbyllje, studiuesi u shpreh: “Duhen futur njerëzit në burg që ata më pas të kenë frikë. Kjo është zgjidhja. Të tjerat janë lule dhe trëndafila. Duhen futur njerëzit në burg për atë që është bërë.”

Të tjera

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan
Aktualitet

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

Prokurorët federalë belgë kërkuan të hënën dënim me burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, pasi...

13:00 17/02/2026
Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK
Aktualitet

Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshime ligjore për të ndaluar pezullimin e ministrave të kabinetit të tij gjatë kohës që...

12:11 17/02/2026
Para
81 vjet nga Çlirimi i Shqipërisë, nderim për sakrificën kundër pushtimit fashist

81 vjet nga Çlirimi i Shqipërisë, nderim për sakrificën kundër pushtimit fashist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

“Kriminel i rrezikshëm me mungesë empatie”/ Kërkohet burgim i përjetshëm për Franc Çopjan

13:00 17/02/2026
Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

Reuters: Rama kërcënon gjyqësorin, ndryshon ligjin për t’i shpëtuar ministrat nga SPAK

12:11 17/02/2026
Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës ku qepen ligje me porosi

Kanakarja e Vlorës, mercenarja pa përvojë e atelies së mazhorancës ku qepen ligje me porosi

11:56 17/02/2026
Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

Nga “armëmbajtës pa leje” në Kryeinspektor, kur Kryeministri duhet të japë llogari për fjalën e vet

21:08 16/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.