Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Auditi i qeverisë zbulon abuzimet e mëdha, vetëm 18% e fondeve janë në respekt të ligjit

08:53 19/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Nga të gjitha veprimtaritë buxhetore, institucionet publike si në nivel qendror apo lokal, abuzojnë më së shumti me investimet kapitale.

Abuzimet përfshijnë mos-respektimin e rregullave dhe ligjit vjetor të buxhetit ashtu edhe fondeve të vëna në dispozicion.

Auditi i brendshëm i qeverisë ka gjetur se gjatë vitit 2020, në drejtim të investimeve kapitale është respektuar vetëm 18 për qind e asaj që është miratuar në ligjin e buxhetit. Nga një vlerësim nga 1 deri 4 (pikët e ulëta nënkuptojnë rezultat të dobët dhe afër 4-es rezultat të mirë) menaxhimi i investimeve kapitale u vlerësua me vetëm 0.74 pikë.

Në një raport të posaçëm që tashmë është depozituar edhe në Kuvend, Drejtoria e Përgjithshme e Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik në Ministrinë e Financave theksoi se, zbatimi i buxhetit gjatë vitit 2020 në drejtim të investimeve kapitale nuk u respektua aspak, duke vijuar traditën e kaluara.

“Treguesi “Realizimi i shpenzimeve kapitale” paraqet devijimin nga plani i realizimit i shpenzimeve kapitale në një vit kundrejt shpenzimeve kapitale totale të planifikuara me ligjin e buxhetit vjetor në Kuvend. Për vitin 2020, ky tregues është vlerësuar mesatarisht me 0.74 pikë (18%), duke shfaqur një performancë jo të kënaqshme të njësive publike, duke qenë se paraqet një nivel të konsiderueshëm devijimi nga fondet e planifikuara” thuhet në raportin e auditit të brendshëm të qeverisë. Me ketë praktikë qeveria të tjera projekte çon për miratim në Kuvend dhe krejt të tjera projekte financon në realitet.

Auditi i qeverisë vë në dukje se nga të gjitha institucionet publike të marra në analizë, njësitë e qeverisjes vendore kanë devijimin më të lartë, në krahasim me ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura.

Për ato njësi, të cilat paraqesin një performancë shumë të ulët të realizimit të këtij treguesi, evidentohet se shkaqet kryesore janë të lidhura kryesisht me problematikat dhe vonesat që ndodhin gjatë kryerjes së procedurave të prokurimit.

Shpenzimet kapitale për vitin 2020 arritën vlerën e 85.3 miliardë lekëve ose 104.5 për qind të planit vjetor fillestar (95.5 për qind të planit vjetor të ndryshuar me Akt Normativ. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, ky zë është 13.8 për qind më i lartë ose rreth 10.3 miliard lekë më shumë.

Ministria e Financave raportoi se ky mbi realizim erdhi si pasojë e ecurisë pozitive të projekteve të investimeve me financim të brendshëm, të cilat shënuan një realizim në masën rreth 59.5 miliardë lekë ose 116 për qind të planit vjetor fillestar dhe 98.2 për qind të planit vjetor të rishikuar, shkruan Monitor.

Po ashtu, investimet nga të ardhurat e arsimit të lartë shënuan një realizim në masën 1.04 miliardë lekë ose 104 për qind në raport me planin vjetor fillestar, ndërsa financimi i huaj u realizua në masën rreth 24.7 miliardë lekë ose 84.3 për qind të planit vjetor fillestar dhe 89.3 për qind të planit vjetor të ndryshuar.

Etiketa: abuzimetfondet

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Bilanci i COVID-19 në Kosovë/ Asnjë humbje jete, shënohen 8 raste të reja në 24 orët e fundit

Shqipëria dhe Mali i Zi, dy vendet më të goditura nga pandemia në vitin 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.