Skip to content
Të Gjitha

Atentati te ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë! Gazetari Hoxha zbardh detaje të reja

· 2 min lexim

Tre ditë më parë një atentat me pasojë vdekjen e 39-vjeçarit,Skerdilajd Sanajt

ndodhi tek Kodra e Diellit në Tiranë.  Ndërkohë që ditën e sotme gazetari investigative Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja mbi vrasjen që tronditi kryeqytetin.

Në një intervistë për “ABC News”, Hoxha ka analizuar  veprimtarinë e viktimës që nga kthimi i tij nga Italia, te dasma e shokut të tij dhe deri në momentin që u qëllua nga një distancë shumë e afërt pranë banesës ku qëndronte.

Sipas Hoxhës, vrasësit e studiuan mirë çdo lëvizje të tyre.  Madje Sanaj erdhi me makinë tjetër dhe nga hyrja e parë e Kodrës së Diellit, konrektisht me një Audi me kushëririn e Gjinit.

“Nuk e dinte njeri që ai do të vinte në Tiranë. Nëse autorët do të gjenin një vend jashtë Kodrës së Diellit për ta qëlluar është një malore, deri të kordra i shpëton kamerave. Nuk e zgjodhën atë rrugë. Makina e dytë ka pasur rrobat e dasmës. Valixhet. Një nga rojet u afrua t’i ndihmonte. Kur doli nga makina, Skerdilajdi dhe kushëriri i Martinit ishin në pjesën e pasme.”

Gjithashtu gazetari thotë se autorët kanë qenë të ftohtë dhe kanë pritur që askush veç objektivit të mos ishte në “rrezen e tyre.”  “Aty kaluan dy fëmijë, qitësi priti të largohen fëmijët, ai që ishte në  timon, priti dhe rojën të largohet. Dhe e ka gjuajtur në një distancë, jo më pak 5-6 metra. Qëlloi dy herë nga tre të shtëna. Në kokë, shumë të sakta. Ai ishte i vetmi pozicion që s’e kapin kamerat. Pamjet kanë kapur vetëm tytën e armës.”

Kurse, shoku i Sanajt, Martini i cili e strehonte në shtëpinë e tij sa herë që ai kthehej nga Italia, nuk kishte dëgjuar asgjë.