Rrësheni u trondit paraditen e të martës, pasi u vra me breshëri kallashnikovi Martin Bardhi dhe mbetën të plagosur Olti Gjini, Ilir Bardhoku, Indrit Bardhi (djali i xhaxhait të viktimës) që janë dërguar në spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Por një detaj nga hetimi është zbuluar në lidhje me atentatin e sotëm. Mësohet se nuk ka qenë rastësore data 26 për tu kryer atentati, pasi 6 muaj më parë në po ktë datë është kryer një atentat ndaj Saimir Reçit, ngjarje për të cilën viktima është akuzuar dhe kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu. Konfliktet midis fisit Reçi dhe Bardhi janë të hershme dhe kanë shkaktuar disa ngjarje kriminale, pistë në të cilën po heton edhe policia.
QSUT pa energji elektrike, mjeku Neli Demi: U kalua vija e kuqe, ky është krim institucional
Mjeku psikiatër Neli Demi ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas ndërprerjes së energjisë elektrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë...







