Skip to content
Kryesore

Atentati ndaj Luan Tërnovës në Bulqizë, policia gjen motomjetin e djegur

· 1 min lexim

Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt Luan Tërnovës, teksa ky i fundit po dilte nga xhamia në qytetin e Bulqizës.

Pas denoncimit të Tërnovës, policia nisi kontrolle në terren dhe gjeti një motomjet të djegur në aksin Qafa e Buallit-Klos, të dyshuar si mjete e përdorur nga autori.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Luan Tërnova, i cili ka denoncuar atentatin, nuk është emër i panjohur për autoritetet.

Ai ka pasur probleme me ligjin, duke u arrestuar në 2016 për armëmbajtje pa leje, dhe është dënuar për vjedhje banesash në Francë.

Pas daljes nga burgu, ai u deportua në Shqipëri. Tërnova është gjithashtu vëllai i Fadil Tërnovës, një figurë e njohur për aktivitete kriminale në Bulqizë.