Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentat me ‘teknikë ushtarake’, zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen në Fushë-Krujë

18:44 18/07/2022
Reading Time: 2 min lexim

Zbardhet dinamika e vreprimeve të atentatorëve të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë Fushë-Krujës ku mbetën të vrarë 3 persona. Mendohet se autorët të jenë vrasës me pagesë të mirëpërgatitur pasi kanë përdorur një teknikë mjaft të sofistikuar ushtarake për të kryer vrasjen e 3-fishtë. Ndërkohë mendohet se për të dhënë goditjen finale pas vrasjes shkatërruan me dinamit ose lëndë djegëse makinën me trupat e viktimave Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Kujtojmë se ndaj të rinjve u qëllua me mbi 90 plumba kallashnikovi, teksa po udhëtonin në një automjet tip “Volswagen Passat”.

Breshëria e plumbave ndaj Martinajt dhe dy miqve të tij erdhi nga një tjetër automjet “Volswagen Passat”, i cili udhëtonte paralel me ta.

Po ashtu, bëhet me dije se atentatorët kanë qenë katër persona, të cilët ndonëse kanë kaluar rreth 24 orë nga ngjarja kriminale, nuk janë identifikuar ende. Pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj viktimave, autorët dyshohet se i kanë vënë flakën makinës së tyre, duke përdorur lëndë djegëse. Deri më tani, policia ka shoqëruar 15 të dyshuar, ku shumica e tyre janë nga Nikla dhe rezultojnë me rekorde kriminale. Efektivët e RENEA-s dhe të FNSH-së kanë kryer kontrolle deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa janë rikthyer sërish sërish në vendngjarje për mbledhjen e provave të reja.

Policia po kryen hetime bazuar në dy pista kryesore, atë të larjes së hesapeve dhe hakmarrjes, pasi viktimat rezultojnë emra të njohur për drejtësinë shqiptare. Shënjestër e këtij atentati dyshohet se ka qenë 23-vjeçari Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt, i cili ishte ulur në vendin e parë të automjetit, në momentin kur u qëllua me kallashnikovë.

Viktima tjetër është 30-vjeçari Dikler Vata, trupi i të cilit dergjej i pajetë buzë rrugës jashtë mjetit….Pjesëtar i një bande të njohur në zonën e Fushë Krujës, me precedentë penale, i arrestuar për drogë në 2017, Vata i shpëtoi plumbave që u derdhën drejt automjetit, por atentatorët u kthyen sërish për ta ekzekutuar me 2 plumba.

Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha, 36 vjeç, njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj, dhe dyshohet të ketë qenë pikërisht ai drejtuesi i mjetit që iu bë atentat, e më pas iu vu flaka. Krimi është kryer me shpejtësi dhe precizion në një vend të sigurt në mbikalim, ku viktimat nuk kanë pasur mundësi devijimi. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të parë intinerarin e mjetit të autorëve pas masakrës me tre viktima. Ka dyshime që edhe viktimat ishin të tre të armatosur, por priten të dhëna zyrtare për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik. Policia ka ngritur disa postblloqe dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj masakre.

Të lidhura

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh
Aktualitet

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Mbi 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një fermë në fshatin Val, Njësia Administrative Martanesh, pjesë e Bashkisë...

11:59 09/06/2025
Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike
Aktualitet

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

Një 59-vjeçar shqiptar ka mbetur rëndë i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri në kokë në orët e para...

11:40 09/06/2025
Para
I dënuar në Itali, arrestohet në Dibër i shumëkërkuari i drejtësisë (EMRI)

I dënuar në Itali, arrestohet në Dibër i shumëkërkuari i drejtësisë (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

11:59 09/06/2025
Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, 59-vjeçari në gjendje kritike

11:40 09/06/2025
Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën

Atentati në Kolumbi/ Kandidati presidencial në gjendje kritike për jetën

11:30 09/06/2025
U thirr nga prokuroria për t’u marrë në pyetje, akuzë e re për Ajola Xoxën

Në zbatim të masës së sigurisë, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

11:20 09/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.