Skip to content
Bota

Atentat me armë zjarri në Greqi, kush është shqiptari që u qëllua

· 1 min lexim

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit në Neapoli të Selanikut, Greqi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur një person i paidentifikuar e qëlloi dy herë me armë zjarri, ndërsa viktima ndodhej i ulur jashtë një dyqani së bashku me një mik.

Shqiptari, i cili ka marrë dy plumba në bark, është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit “Ippokrateio”.

Policia greke ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë.