Skip to content
Të Gjitha

“Ata nuk nxjerrin ende nga xhepi pas pantallonave…”, ironizon Artan Fuga me zgjedhjen e presidentit të ri

· 2 min lexim

Ditën e sotme janë zhvilluar negociata midis mazhorancës dhe opozitës për procedurat që do të ndiqen në zgjedhjen e presidentit të ri. Ndërsa bëhet me dije se opozita ka ekskluzivitetin e propozimit të presidentit deri në raundin e tretë, një reagim ironizues vjen nga akademiku Artan Fuga.

Ai ka komentuar procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës nëpërmjet një statusi në Facebook.

Fuga shprehet se presidenti nuk është një njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadron Kushtetuta.  Ai e cilëson të gjithë procesin e zgjedhjes së presidentit si një turp.  Gjithashtu për akademikun Artan  tashmë emrin e presidentit të ri të R epublikës e kanë në xhep dhe se e kanë pranuar që presidenti të jetë një vartës i kryeministrit.

 Postimi i plotë i akademikut Artan Fuga:

Ata gjoja kërkojnë një njeri,

jo një platformë presidenciale sesi kandidati do ta ekzekutojë detyrën e tij!

Ne qytetarëve pikërisht njeriu nuk na intereson!

Sepse presidenti nuk është njeri, por funksion që ushtron kompetenca sipas vizionit të tij që e kuadraton Kushtetuta!

Ku është vizioni?

Ata nuk nxjerrin ende nga xhepi pas pantallonave as emrin, lëre pastaj vizionin e funksionit! E kanë në xhep, ka pranuar të jetë si president vartësi i kryeministrit!

Cfarë turpi!