Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Asnjë mbështetje përveç statuseve në FB: Sportistët shqiptarë mezi sigurojnë kushtet minimale të jetesës

16:46 13/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Të gjithë e dimë që sportistët dhe artistët janë amabsadorët më të mirë të një vendi. Sukseset dhe arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare e jo vetëm na i ngrenë zemrat peshë, por jo të gjithë janë në dijeni të kushteve ku punojnë dhe stërviten çdo ditë pa u lodhur, por pa marrë atë që meritojnë.

Vitin e kaluar të gjithë u prekëm kur kampioni i boksit Klevis Çelaj, nga Vlora rrëfeu për jetën e tij të vështirë dhe me shumë sakrifica dhe mundime.

Klevisi vjen nga një familje ekstremisht e varfër, dhe i është dashur të punojë që në moshë të vogël. Kushtet e vështira e kanë detyruar që të mos vazhdojë as gjimnazin. Për të mbajtur familjen, ai ka punuar në baret e qytetit të Vlorës që në moshën 12-vjeçare .Boksi për të ka qënë pasion dhe “shpëtim” nga realiteti i hidhur. E ka nisur gjithçka në mënyrë autodidakte, me dy doreza dhe një thes të dhuruar nga dashamirës. Ai stërvitet vetëm në natyrë .

Të fitonte titullin kampion kombëtar nuk ishte e lehtë. I janë dashur disa muaj stërvitje intensive dhe një dietë rigoroze për rënien nga pesha. Çelaj pas fitores së kampionatit kombëtar të boksit  u shpërblye vetëm me 14 mijë Lekë, të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Asokohe “të gjithë” u ndërgjegjësuan dhe u vetëofruan për ta ndihmuar kampionin Çelaj i cili rrëfeu realitetin e vërtetë me të cilin përballen shumë të tjerë si ai por që nuk kanë mundur ta ngrenë zërin dhe të tregojnë atë që përjetojnë.

Drejtori i Departamentit të Sportit në Vlorë,Viron Toska u shpreh se Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat dhe se ai do të merrte pagën mujore si gjithë të tjerët.’

“Bashkia e Vlorës ka marrë të gjitha masat, që në të ardhmen Klevisi me porosi të kryetarit të Bashkisë, zotit Dritan Leli do të jetë pjesë e Flamurtarit. Sepse deri tani nuk ka qenë, ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës. Duke u futur në buxhetin e ri do të jetë pjesë e Flamurtarit dhe do të marrë një pagë maksimale si të gjithë kampionët që janë në klub.Me vendim të këshillit të ministrave, është me VKM dhe varion nga 1 deri në 62 mijë e 500. Por, kjo do vendoset kur të dalë buxheti i ri. Pra, brenda kësaj shume me porosi të kryetarit të Bashkisë, Klevisi besoj do trajtohet maksimalisht, njëlloj si gjithë kampionët e tjerë të Flamurtarit.”

Në një intervistë të fundit, Çelaj tha se edhe pse ka kaluar një vit asgjë nuk ka ndryshuar dhe kushtet e tij janë mizerabël dhe shpresa e tij e vetme është largimi nga vendi një orë e më parë.

“Nuk e kam lënë stërvitjen pasi dua të iki jashtë. Stërvitem vetëm, nuk kam ekip trajner.Dhe përsa i përket kushteve në të cilat jetoj është e njëjta situatë si vitin e kaluar. Nuk kishte asnjë lloj reagimi nga ana e shtetit vetëm nga njerëzit e thjeshtë. Vazhdoj të jetoj në kushte ekstremisht të vështira. Kam mundësi të largohem jashtë, por për shkak të pandemisë ende nuk kam lëvizur,” tha Çelaj.

Kërkesa e tij e madhe për t’u larguar jashtë vendit tonë, na rikujton edhe njëherë zgjedhjen e shumë kampionëve të tjerë me origjinë shqiptare që kanë zgjedhur të luajnë dhe të stërviten jashtë pasi vendi ynë nuk u ofron atë që meritojnë.

Nga sportet kolektive tek ato individuale, rastet nuk mungojnë. Sahit Prizreni në të shkuarën la flamurin shqiptar për atë australian. Suksesi nuk i mungoi si kuq e zi por gjeti mbështetje dhe kushte më të mira përtej Oqeanisë.

Elis Guri është një tjetër mundës që ka zgjedhur të garojë për Bullgarinë. Edhe në sportin e peshëngritjes gjithashtu ka raste kur sportistët janë ndjerë më mirë si përfaqësues të një shteti tjetër.

Romela Begaj ka vijuar të ushtrojë sportin e peshëngritjes në Kanada prej pak kohësh. Në boks kemi rastin e Kristian Demajt i cili ka lindur në gjermani, u rikthye në Shqipëri e sërish u kthye të boksojë për një klub gjerman.

Në futboll rastet janë të shumta, ku emra si Xaka, Shaqriri, Berami apo Durmishaj kanë zgjedhur kombëtare të tjera para asaj të Shqipërisë./Iconsytle.al/

Të lidhura

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin
Aktualitet

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Në KZAZ-në e Kasharit, procesi i numërimit të votave u ndërpre papritur pas një përplasjeje fizike mes anëtarëve të komisionit...

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT
Aktualitet

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

Një lajm i trishtë vjen nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku mjeku i njohur pediatër, Bashkim Nezaj,...

17:12 15/05/2025
Para

Rastësia bën bashkë Era Istrefin dhe Bora Zemanin! Dy vajzat bëjnë “xing” me njëra-tjetrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

Grushte e shkelma në KZAZ e Kasharit! Vëzhguesi i Ornaldo Rakipit godet kryetarin

17:35 15/05/2025
E trishtë/  Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

E trishtë/ Ishte në krye të detyrës, ndahet nga jeta pediatri i QSUT

17:12 15/05/2025
E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.