Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë dirigjenti i njohur (EMRI)

12:20 10/11/2020
Reading Time: 2 min lexim

Gjatë ditëve të fundit arti dhe kultura shqiptare kanë pësuar goditje të njëpasnjëshme, pasi janë ndarë nga jeta disa figura të njohura të cilët kishin dhënë kontribute të çmueshme në këtë fushë.

Pas humbjes së aktorit, regjisorit dhe artistit shumëplanësh, Koço Devoles, një tjetër lajm i hidhur vjen pasi mësohet se dhe dirigjenti i njohur Milto Vako, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Bëhet me dije se profesor Vako, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Gjendja shëndetësore e tij sipas të afërmve, prej disa kohësh ishte e dobët.

Kujtojmë se profesori dhe dirigjenti Milto Vako, përpos kontributit të vyer të tij në muzikë dhe në katedër, ishte edhe anëtar nderi  Forumit Ballkanik Koral.

Biografi e akademikut dhe dirigjentit Milto Vako:

Milto Vako u lind në Pogradec në 30 mars 1930. Kreu shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në vitin 1952. Në vitet 1953–1959 vijoi studimet e larta në Konservatorin “Çajkovski” në Moskë, ku diplomohet si dirigjent kori, me profesorin e famshëm Sokollov.

Pas studimeve u emërua dirigjent në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, njëkohësisht pedagog në Institutin e Lartë të Arteve dhe në Liceun Artistik.

Në 1964-1968 punoi si dirigjent në Teatrin e Operas dhe Baletit. Në 1968-1973 është udhëheqës artistik i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Në 1973 dënohet, largohet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhe internohet në Tepelenë, ku punoi për dy vjet rresht në kushte të vështira.

Në 1975 arrestohet nga regjimi komunist dhe dënohet për agjitacion e propagandë. Vuan dënimin në burgun e Tepelenës e në Ballsh deri në vitin 1982.

Pas burgut, deri në vitin 1991 punon si punëtor në ndërmarrjen e Mirëmbajtjes së Shkollave të Tiranës. Në vitet 1991–1993 kthehet pedagog në Akademinë e Arteve. Ndërsa në vitet 1993-2001 ishte shef i katedrës së kantos e dirigjimit.

Nga 2001 e deri më sot është pedagog i katedrës së kantos dhe dirigjimit. Ka themeluar dhe drejtuar koret e vajzave në Akademinë e Arteve si dhe korin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Ka dhënë me dhjetëra koncerte si brenda e jashtë vendit, ku është nderuar me çmime të ndryshme. Është autor i shumë teksteve dhe mban titullin profesor, si dhe “Artist i merituar”./Iconstyle.al/

Etiketa: Arti shqiptarDirigjenti

Të lidhura

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?
Aktualitet

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike një përmbledhje fillestare të pjesëmarrjes dhe rezultateve të zgjedhjeve, bazuar në të dhënat...

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?
Aktualitet

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Samiti i Komunitetit Politik Europian, i mbajtur në Tiranë, pati pjesëmarrjen e dhjetëra liderëve europianë dhe ndërkombëtarë, por jo të...

18:16 16/05/2025
Para

‘Bëni detyrat e shtëpisë, të nisim negociatat’/ Apeli i fortë që vjen nga diplomatja franceze për qeverinë  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

KQZ publikon shifrat, sa votues kanë votuar brenda dhe jashtë vendit?

18:36 16/05/2025
Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

Kush janë 4 liderët që lanë në mes Samitin e Tiranës dhe u larguan?

18:16 16/05/2025
Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

Demokratët protestë në Tiranë për manipulimin e votës

18:01 16/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD

17:46 16/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.