Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arritja e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, zbardhen pikat në të cilat u dakordësuan palët

17:22 06/06/2020
Reading Time: 3 min lexim

Palët kanë arritur që të sigurojnë një marrëveshje mbrëmjen e djeshme dhe pika e vetme që i ndante ishte depolitizimi i Komisioneve Politike, por që tanimë është gjetur një dakordësi.

Marrëveshja e miratuar mbrëmë nga këshilli politik për reformën Zgjedhore përmban 11 pika.

Në të përfshihen ndryshimet e pranuara dhe statuskuoja për cështje të tjera.

Sipas “News24”, e cila ka zbardhur edhe pikat e marrëveshjes është rënë dakord për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe Komisionin qendror të zgjedhjeve është rënë dakort, ndërsa administrata zgjedhore do të mbetet e pandryshuar.

1-Identifikimi elektronik

ODIHR rekomandon Këshillit politik që çdo tranzicion i identifikimit elektronik, votimit ose numërimit të fillojë me një program pilot që përfshin jo më shumë se 20% të votuesve që Këshilli sugjeroi.

Megjithatë, partitë angazhohen të mbështesin zbatimin e identifikimit elektronik që përfshin 100% të votuesve në zgjedhjet e ardhshme në masën që është teknikisht i zbatueshëm.

2 – KQZ

KQZ do të ketë një zv/komisioner, i cili do të jetë në krye të përcaktimit të zbatueshmërisë dhe zbatimit të identifikimit biometrik të votuesve.

Nënkomisioneri duhet të ketë përgjegjësi të përbashkët dhe të barabartë me kryetarin për përzgjedhjen, monitorimin dhe zbatimin e identifikimit biometrik për votuesit.

Nënkryetari duhet të monitorojë dhe ushtrojë mbikëqyrje mbi rekrutimet dhe skemën e trajnimit për komisionerët, i ndihmuar nga një ekspert ndërkombëtar.

Një tjetër ekspert ndërkombëtar do të mbështesë KQZ dhe nënkomisionerin në trajnime për zbatimin e identifikimit biometrik të votuesve.

3– KQZ

Struktura e KQZ duhet të përbëhet nga Rregullatori (pesë anëtarë); Apeli (pesë anëtarë); dhe një kryetar ekskluziv dhe nënkryetar ekzekutiv.

Anëtarët do të bien dakord në proporcion shumicë-pakicë në organet rregullatorë dhe të apelit. Komisioneri i shtetit do të zgjidhet përmes konsultimeve.

4 – Ekipet e numërimit

Dy zyrtarë jo-politikë, njëri prej të cilëve numëron ndërsa tjetri ndihmon, ndryshojnë rolet në çdo kuti votimi. Anëtarët e mbetur do të jenë ose dy monitorues, secili nga qeveria dhe opozita, ose tre vëzhgues, secili nga qeveria dhe opozita ose një monitorues nga katër partitë kryesore parlamentare që rezultuan nga zgjedhjet e 2017.

5 – Qendrat e votimit

Dy anëtarë të komisionit kanë të drejta dhe përgjegjësi të kufizuara tek monitorimi dhe kontestimi (titulli do të përcaktohet) një nga qeveria dhe një nga pakica, dhe tre të përcaktuar me short nga KQZ, nga të cilët vetëm një do të veprojë si kryetar dhe do të ndërmarrë vendime.

Dy të tjerët do të shërbejnë si ndihmës të kryetarit pa të drejta vote.

6 – KZAZ

Duhet të ketë të njëjtë strukturë si qendrat e votimit.

7 – Kolegji zgjedhor

Duhet të zgjidhet nga gjyqtarë, të cilët e kanë kaluar procesin e vettingut.

8 – Procesi i Apelimit

Procesi i dëgjesave të apelimit te Kolegji Zgjedhor mbetet i pandryshuar (dmth seancat dëgjimore nuk do të nisin në Gjykatën Kushtetuese).

9 – Depolitizimi

Nuk do të bëhen ndryshime në administratën zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe vendore.

Nëpunësit publikë do të mund të jenë pjesë e administratës zgjedhore në zgjedhjet (parlamentare dhe vendore) duke nisur nga zgjedhjet e ardhshme. Reforma në vazhdim e administratës politike në Shqipëri do të ketë në qendër të vëmendjes depolitizimin e shërbimit publik.

10 – Miratimi

Të gjitha propozimet e rëna dakord do të hartohen në ndryshime ligjore që do të shqyrtohen dhe kontrollohen nga Këshilli Politik për të reflektuar siç duhet marrëveshjen, përpara se ajo të kalojë në parlament, pa ndryshime të mëtejshme apo amendamente.

Nëse propozohen ndryshime ligjore teknike të këtyre amendamenteve nga organet parlamentare, ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik para se të votohen.

11 – Masat shtesë

Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe do të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta, ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR, sa i përket:

(1) blerjes së votës;

(2) presionit ndaj votuesve dhe administratës publike;

(3) keqpërdorimit dhe abuzimit të administratës publike;

(4) marrëveshjeve të fshehta me grupet kriminale;

(5) lirisë dhe sekretit të votës; dhe (6) manipulimit e falsifikimit e rezultateve zgjedhore.

Në marrëveshjen e dakortësuar thuhet se propozimi për qeverinë tranzitore dhe drejtorin e përgjithshëm tranzitor të policisë, nuk do të përbëjnë kusht për miratimin e 11 pikave.

Aty theksohet se nuk ka marrëmarreveshje për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Etiketa: arritjadakordesuan paletmarreveshjesreformës zgjedhorezbardhen pikat

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Mjekësia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta mjeku i mirënjohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.