31 vjeçari me origjinë shqiptare, Mirjan Laraj, më 2 shkurt 2012, goditi me thikë një bashkatdhetar në Piazzale të Romës, për të cilën u dënua me 10 vite burg.
Që atëherë, policia nuk reshti si kërkuari dhe pas hetimeve të gjera dhe komplekse është zbuluar në Zvicër.
Ai u arratis duke braktisur thikën me një teh të gjatë prej 25 cm, ndërsa i riu arriti të mbijetonte pasi u dërgua me urgjencë në spital.
Dyshohet që shkak i konfliktit për ngjarjen e rëndë të ishte një vajzë.
Në prill të vitit 2016, Laraj u dënua me 10 vjet për vrasje në tentativë, por ende nuk kishte asnjë gjurmë prej tij.
Shqiptari kishte ikur jashtë vendit, në Zvicër.
Falë lëshimit të një urdhër arresti evropian, ai u zbulua dhe u arrestuar duke përfunduar në burg në Milano ku edhe do të kryejë dënimin.