Skip to content
Aktualitet

Arrestohet shqiptari me arsenal armësh në Athinë, furnizonte me drogë Mykonosin (EMRI)

· 1 min lexim

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme një 37-vjeçar shqiptar në Athinë. Shqiptari ishte i njohur me emrin “Panagiotis” dhe furnizonte me kanabis të gjithë zonën e Mykonosit.

Media greke ‘Protothema’, ka raportuar se në momentin e arrestimit policia greke i sekuestroi shqiptarit 8.5 kg kanabis e përpunuar, 2.5 kg drogë në formë çokollate, gjysmë kilogram kokainë dhe mbi një mijë doza XTC, dy makina, një pistoletë, 4 peshore, një makinë për numërimin e parave dhe një kasafortë.

Mësohet se 37-vjeçari shqiptar u kap teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Audi”.