Skip to content
Kryesore

Arrestohet në Belgjikë Mario Çela, vëllai i Suel Çelës

· 1 min lexim

Mario Çela, vëllai i Suel Çelës, është arrestuar në Belgjikë.

Ai konsiderohej një nga figurat kryesore të bandës së Elbasanit, e cila u godit nga SPAK gjatë një operacioni të madh me 21 masa sigurie.

Si rezultat i këtij aksioni, 18 individë, përfshirë drejtuesit e grupit, një ish-zyrtar të lartë policie dhe një ish-gjyqtar, u dënuan me masën e sigurisë “arrest me burg”.