Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, është arrestuar me urdhër të SPAK, pas dy javësh hetime për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018. Berberi, i cili kishte dhënë dorëheqjen një ditë më parë, akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Në këtë hetim dyshohet se ka përfshirje të mundshme të personave të tjerë, ndërsa pritet që SPAK të publikojë një njoftim zyrtar lidhur me këtë rast. Berberi u emërua në krye të ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqiptar) në qershor të vitit 2021, megjithatë, ende nuk është marrë një vendim për pozicionin e drejtorit të ri të ARRSH-së.
“Shqipëria mbetet peng nga oligarkët”/ Protesta në Rrjoll vazhdon me dhunë fizike ndaj banorëve, heshtje nga Rama e Berisha për Ulajn
Protesta kundër resortit “Blu Borgo” të Bashkim Ulajt në Rrjoll të Velipojës vijon mes tensioneve me Policinë, ndërsa çështja po...








