Skip to content
Kryesore

Arrestohet drejtuesi i mjetit pas aksidentit fatal në Bypass-in e Fierit

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë ndodhi dje në Bypass-in e Fierit, ku humbi jetën 30-vjeçari Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë.

Viktima, i cili ishte pasagjer në një automjet tip “BMW”, u gjet disa metra larg makinës pas daljes nga rruga.

Drejtuesi i automjetit, 48-vjeçari me inicialet E. Ç., mori lëndime trupore dhe u arrestua nga policia lidhur me ngjarjen.

Automjeti dyshohet se humbi kontrollin, duke shkaktuar aksidentin fatal.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë.”