Skip to content
Kryesore

Arrestohet 47-vjeçari në Shkodër, tentoi të vriste të riun me armë

· 1 min lexim

Gentian Mithi, 47 vjeç, u arrestua nga policia në Shkodër pas një operacioni të koduar “Time”, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Gjatë ndalimit, Mithi u gjet në rrugë me një pistoletë dhe municion luftarak.

Ai akuzohet se më 11 maj 2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë ndaj 24-vjeçarit Jaser Osmani, duke e plagosur në këmbë për arsye të paspecifikuara.

Gjykata e Shkallës së Parë të Shkodrës kishte caktuar ndaj tij masën “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”.

Materialet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.