Skip to content
Aktualitet

Arrestohen “skifterat” shqiptarë, komshiu i italianit u bën gjëmën 3 të rinjve

· 1 min lexim

Trë të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi ata grabitën një vilë.

Mësohet se tre shqiptarët kishin hyrë fshehurazi në një vilë, por janë pikasur nga komshiu përballë, i cili kishte dalë në ballkon për t’u freskuar.

Mediat italiane raportojnë se tre shqiptarët kishin hipur në ballkon, por nuk e kishin menduar asnjëherë se dikush do i kishte parë dhe se do kishte lajmëryuar policinë. Tre të arrestuarit janë të moshës 24, 28 dhe 34 vjeç.

Pronari i vilës që kishin piketuar shqiptarët për të vjedhur nuk ndodhej aty. E ditur bëhet edhe se karabinierët kanë shkuar brenda pak minutash në vilën që shqiptarët donin të grabisnin.