Skip to content
Të Gjitha

Arrestohen për vrasjen e vëllezërve në Shkodër/ Të dyshuarit: S’kemi dijeni dhe asnjë lidhje me vrasjen

· 1 min lexim

Ditën e djeshme janë arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bilali në Shkodër, mirëpo ditën e sotme Arsen Stojku dhe Mislim Rama kanë mohuar çdo përfshirje të mundshme në vrasjen e shumëpërfolur.

Të dy të arrestuarit nuk i kanë pranuar akuzat për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali në derën e shtëpisë.

Sipas policisë ata kanë deklaruar se nuk kanë asnjë dijeni për vrasjen, mirëo njëkohësisht kanë ppranuar se kanë lyer mjetin që është sekuestruar nga policia.

“Mjeti i sekuestruar është lyer nga ne. Por kaq, asgjë tjetër, ne nuk kemi lidhje. Ibrahimin e kemi kushëri. S’kemi asnjë dijeni për këtë vrasje”-mësohet se janë shprehur të arrestuarit në polici.