Skip to content
Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Lazarat, kultivonin lëndë narkotike në oborrin e shtëpisë

· 2 min lexim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar ditën e sotme 5 persona në Lazarat. Midis 5 të arrestuarve, 2 janë gra.

Të arrestuarit akuzohen për kultivim kanabisi. Lënda narkotike u gjet e mbjellë në oborret e shtëpive të tyre. Falë operacionit “Sopoti”, 5 personat janë arrestuar në flagrancë.

Mesa duket në Lazarat ende vazhdohet të kultivohet lëndë narkotike, pavarësisht aksionit të pak viteve më parë nga policia për asgjësimin e mijëra bimëve kanabis.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sopoti”.

Operacioni nga D.V.P. Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas nga Lazarati. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të mbjella nga 10 deri 15 bimë të dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, gjithashtu mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, në oborret e 5 banesave u konstatuan të kultivuara bimë të dyshuara narkotike, shërbimet e Policisë   ushtruan kontroll.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;

M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;

B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.