Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestohen 11 persona në Tiranë, policia zbulon detaje

13:52 26/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona ndërsa 2 të tjerë po procedohen për vepra të ndryshme penale. Dy nga të arrestuarit janë vëllezër. Atyre iu vunë prangat pasi qenë dëshmitarë të një momenti kur një person qëlloi me grusht policin, por kur u pyetën për identitetin e tij, refuzuan të bashkëpunojnë.

Ndërkohë, një 33-vjeçar u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij. E frikësuar nga dhuna, ajo është hedhur nga ballkoni i banesës duke pësuar dëmtime trupore. E reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 arrestuan në flagrancë për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, shtetasit S. K., 27 vjeç dhe A. K., 21 vjeç (vëllezër), sepse nuk kanë kallëzuar për identitetin e një shtetasi tjetër (ende i paidentifikuar) i cili ka goditur punonjësin e Policisë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, për shkak të detyrës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës bënë ekzekutimin e vendimit penal, për shtetasin në kërkim A. P, 39 vjeç( i kapur nga Seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën së sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B, 56 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, Forca e Posaçme “Shqiponja” gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 38 vjeç, pasi në rrugën “Dedë Gjon Luli”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje, një aparat celular dhe një varëse floriri.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

B. K., 46 vjeç, A. D., 43 vjeç, B. D., 52 vjeç dhe B. B., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. L, 36 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasve:

G. M, 22 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, pas përfundimit të ndeshjes, ka goditur me grusht shtetasit A. D dhe R. S;

K. Sh, 21 vjeç, pasi në kryqezimin e “21 Dhjetorit”, pas përfundimit të ndeshjes ka goditur me grusht shtetasin E. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të tjera

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
Aktualitet

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”
Aktualitet

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

Fermerët dhe blegtorët nga i gjithë vendi protestuan për rreth 4 orë para Ministrisë së Bujqësisë kundër Skemës Kombëtare 2026,...

12:53 08/04/2026
Para
Tragjedi në Greqi/ Mbytet anija me emigrantë, katër viktima, mes tyre dy fëmijë

Tragjedi në Greqi/ Mbytet anija me emigrantë, katër viktima, mes tyre dy fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat

14:57 08/04/2026
“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

“Na subvenciononi naftën si jahtet”/ 4 orë protestë, Malaj tallet me fermerët: “Kemi ulur akcizën”

12:53 08/04/2026
The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

The Telegraph: Çdo dy ditë një shqiptar në burg në Britani, rriten dënimet dhe deportimet

12:29 08/04/2026
Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

Panik në lokal në Tiranë, 50-vjeçari nxjerr pistoletën dhe tenton të vrasë 38-vjeçarin pas sherrit

12:20 08/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.