Skip to content
Të Gjitha

Arrestimi/ Merret vendimi për boksierin e grupit “Bajri”

· 1 min lexim

Gjykata për Krime të Rënda dha masën “arrest me burg”,  për ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa.

Kujtojmë se Hysa u arrestua mëngjesin e të shtunës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit të “Bajrit” në shtator të 2018.

Ndaj tij, rëndojnë akuzat “Paracaktim i rezultateve më garat sportive”, “Pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “Organizatë kriminale”.

Ai ishte person i shpallur në kërkim në shtator 2018, gjatë operacionit “OAZ”, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive, e kryer në bashkëpunim”, për qëllime të fitimit pasuror.