Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i ish-zyrtarit të PS-së, PD: Patronazhist, shërbëtor i Edi Ramës!

18:16 25/11/2022
Reading Time: 3 min lexim

Ditën e sotme shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me arrestimin e zyrtarit të PS-së i cili u kap si trafikant i 400 kg kokainë në Frakull të Fierit.

Në deklaratën nga selia blu, Balliu theksoi se kjo është shëmbëlltyra e pushtetit të Edi Ramës dhe se Europa duhet ta dëgjojë nga populli se shteti është kapur nga krimi. Sipas Balliut kjo është edhe një nga arsyet se përse dalim më 6 dhjetor në protestë.

Deklaratë e Shefit të Organizimit Klevis Balliu

Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku. Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës.

Medias do t’i dërgojmë një status në facebook të narko-trafikantit në fjalë, që tregon jo vetëm nivelin e tij, por fytyrën e këtij shteti dhe patericat ku ai mbështetet për të ndenjur në pushtet.

Partia Demokratike dënon lidhjet mes trafikantëve, keqbërësve, sharlatanëve të tillë, që shkojnë deri lart në majat e pushtetit. Vini re: Çervanaku ka qenë kryetar komune i pushtetit vendor të Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt.

Ai ka qenë dhe mbetet zorra qorre e një pushteti piramidal i cili frymëzon vetëm korrupsionin dhe të ligën.

Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane.

Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët.

Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik. Ky nuk është rasti i parë që punonjës të institucioneve të shtetit të Ramës kapen në trafikun e drogës.

Qeveria Rama ka krijuar nje ekonomi kriminale te trafikut te droges, me ane te ciles pasurohen zyrtaret, vidhen zgjedhjet, lincohen kundërshtarët politike dhe vritet puna dhe biznesi i ndershem. Si për ironi të fatit, pak metra nga laboratori i kokainës të punonjesit te Bashkisë së Tiranës dhe ish-kryekomunarit socialist të Frakullës, ndodhej sera e një fermeri i cili po falimenton. Kjo pasi Rama nuk subvencionon biznesin e ndershëm por frymëzon, lejon dhe përfiton nga narkotrafiku.

Partia Demokratike falenderon DEA amerikane për luftën pa kompromis ndaj narkotrafikut dhe siguron partnerët se bandat e pushtetit do te gjejnë fundin me ardhjen tonë në pushtet, njësoj si shumë të tilla në vitet 2005-2013.

Me një qeveri që frymëzon ekonomin e narkotrafikut dhe mbështet atë me segmentet shtetërore Shqipëria është në rrezik. Ja pse dalim më 6 dhjetor në protestë. Europa duhet ta dëgjojë nga goja e popullit, dhe jo vetëm nga raportet e shërbimeve inteligjente se shteti është kapur dhe një pushtet i tillë nuk duhet mbështetur.

Të tjera

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Kosovë

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Të premten, më 8 gusht, skadon afati i masës së përkohshme që Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vendosur lidhur me...

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu
Aktualitet

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke me bimësi dhe pemë frutore në fshatin...

09:18 08/08/2025
Para
Horoskopi sot, 26 nëntor 2022

Horoskopi sot, 26 nëntor 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dështoi sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

09:41 08/08/2025
I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

I vuri zjarrin tokës për të djegur mbeturinat dhe shkrumboi pemët frutore, arrestohet i riu

09:18 08/08/2025
Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

Sot 34 vjet nga eksodi i shqiptarëve në Itali

08:59 08/08/2025
Ilir Meta flet nga burgu 313

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën

08:44 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.