Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i 48-vjeçarit që hoqi flamurin turk! Reagon Manjani: Thjesht një copë lecke, na hapën barkun

11:27 15/08/2022
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme një 48-vjeçar ra në pranga e policisë pasi kishte hequr me forcë flamurin turk nga një vendrojë detare në plazhine  “Gjirit të Lalzit”.  Ai akuzohet për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje dhe arrestimin e 48-vjeçarit ka ardhur një reagim i ashpër nga ana e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.

Manjani e konsideroi si “të pabesueshëm” arrestimin e bërë nga policia, duke thekson se veprimi që bëri 48 vjeçari me inicialet Sh.S nuk shkelte aspak ligjin dhe nuk ishte nxitje e urrejtjes sepse po hiqte një flamur jo protokollar nga një vend publik në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Manjanit:

E pabesueshme!
Policia shoqëron dhe kërkon fillim të ndjekjes penale për dikë, i cili në mes të plazhit hoqi një flamur turk nga kulla e vrojtuesit të plazhit!?
E akuzojnë se me këtë gjest nxiti urretje dhe grindje. Madje edhe prishës i rendit publik…
Seriozisht?!
Uau!
E kam sqaruar edhe për parë këtë çështjen e flamujve të huaj, që kur nuk vendosen në mënyrë protokollare, janë thjesht leckë pa asnjë vlerë.
Edhe në këtë rast flamuri i një shteti të huaj i vendosur në koliben e rojes së plazhit, në një hapësirë publike shqiptare është jo protokollar.
Tani të ndjekim pak llogjikën idiote të policisë. Mirë ky që e hoqi flamurin paska nxitur urrejtje, të cilën nuk dihet se si e mati policia, po ata që e vunë atë flamur nuk nxitën ndasi e urrejtje?!
Pse të vësh një leckë si flamur në një vend që sduhet vënë quhet rregull dhe heqja e tij quhet krim?!
Ajo kolibe nuk ishte as ambasada turke, as në territorin Turk,as në anije turke e as pjesë e ndonjë protokolli shtetëror pritje. Atëherë pse një shqiptar spaska të drejtë të heqë flamurin e këtij shteti nga një vend publik shqiptar, të vendosur pa asnjë protokoll?!
Pastaj cili shqiptar u grind me kë për shkak të heqjes së flamurit turk nga ai vend?!
Pse do zihen shqiptarët se u hoq flamuri turk?! Po të kishte hequr flamurin shqiptar, ndoshta… .
Rendi e qetësia publike përse u prish nga heqja e asaj lecke?! Pse vënia e saj e paska qetësuar rendin publik?!
Qartësisht vendosja e flamurit paska nxitur urrejtje dhe ka prishur qetësinë e njerëzve. Heqja ishte thjesht reagimi.
Tani, kush po nxit urretje se spo marrim vesh, shqiptari që ndoshta i ndjerë i fyer, bëri atë gjest apo policia që nuk mbron flamurin e territorin shqiptar por atë Turk?!
Ç’janë këto pislliqe mor aman se na hapën barkun!
Shkoni more kapni kriminelët e trafikantët që na nxorën bojën në gjithë botën.
Lerini flamujt e shteteve tjera se i mbrojnë vetë ata.
Bah, ç’ma nxitën urretjen megjithmend!

 

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Plagosi punonjësin e IMT-së, del para gjykatës 55-vjeçari, ja akuzat

Plagosi punonjësin e IMT-së, del para gjykatës 55-vjeçari, ja akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.