Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arbi Veliaj në SPAK: Erdha vetë, të sqaroj pozicionin tim (Ashtu si Lali Euro erdhi të “bashkëpunojë” me kolegët)

16:38 21/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Arbi Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, u paraqit sot në SPAK. Zyrtarisht ai merret në pyetje vetëm si “person në dijeni”, por ky status është një farsë e plotë. Në realitet, Arbi është hallkë kyçe në perandorinë korruptive të ngritur nga Erion Veliaj: ka menaxhuar kompani, ka përfituar prona me kontrata të dyshimta, ka kontrolluar media dhe sot është financuesi i avokatëve që mbrojnë të vëllanë.

Si shpjegohet që pas arrestimit të Erion Veliajt, faturat marramendëse të avokatëve vazhdojnë të paguhen? Me çfarë parash mbulohen këto shpenzime kolosale? Përgjigjja është e qartë: nga fondet që menaxhon Arbi Veliaj, para të pastruara ndër vite përmes kontratave fiktive dhe kompanive fantazmë. Pikërisht këto fonde po përdoren sot për të blerë heshtjen e një pjese të mediave dhe për të financuar mbrojtjen e shtrenjtë ligjore të kryebashkiakut të burgosur.

Në dosjen e SPAK, emri i Arbi Veliajt del qartësisht. Ai ka porositur një njësi prej 451.9 m² në kompleksin “Rainbow”, me çmim shumë më të ulët se tregu. Vlera totale e kontratës ishte 813,420 euro, e ndarë në tre këste, ndërkohë që çmimi i tregut për metër katror ishte mbi 5,000 euro. Më 3 tetor 2023, kompania e tij Gogel Shpk i kaloi të drejtat reale për këtë njësi kompanisë Gogel Holdings Shpk, e përfaqësuar nga bashkëshortja e tij, Ana Xhoxhaj. Në momentin e transferimit mbeteshin ende të papaguara 133,420 euro. Ky operacion është një skemë e pastër për pastrimin dhe zhvendosjen e pasurive brenda familjes.

Po aq i rëndë është edhe rrjeti i transaksioneve midis kompanisë së Arbit, Gogel, dhe kompanisë fantazmë AVA Studio, në pronësi të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës (bashkëshortes së Erion Veliajt). Vetëm një transfertë arrinte në mbi 7.4 milionë lekë. Kontrollet në terren treguan se kjo kompani nuk ekziston realisht: një apartament bosh, pa pajisje, pa punonjës. Megjithatë, “AVA Studio” lëshonte fatura deri në 36 mijë euro me përshkrime absurde si “sipas kontratës”. Pra, një lavatriçe e thjeshtë për të pastruar para të pista.

Ndërkohë që Erion Veliaj është në qeli, vëllai i tij mban në këmbë perandorinë. Ai menaxhon kontaktet me biznesmenët e përfshirë në dosjet e SPAK: Fatmir Bektashi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, Sokol Kryeziu e Meriman Palushi, të gjithë të lirë me “detyrim paraqitje”. Këta emra janë partnerë aktivë të skemave të korrupsionit dhe pastrimit të parave, që sot vazhdojnë të veprojnë lirisht dhe të mbajnë gjallë financat e Veliajve.

Megjithatë, SPAK zgjedh ta ftojë Arbër Veliajn si “person në dijeni”, sikur ai të mos kishte asnjë rol në gjithë këtë sistem. Ky trajtim i butë është një fyerje për qytetarët, që shohin qartë se kush financon avokatët, kush blen media dhe kush vazhdon të kontrollojë bizneset edhe pas arrestimit të kryebashkiakut.

E vërteta është e pamohueshme: Arbër Veliaj nuk është spektator. Ai është njeriu që financon betejën ligjore, që kontrollon rrjetet financiare dhe që mundohet të ruajë pushtetin e vëllait pas hekurave. Deri kur drejtësia do të vazhdojë ta quajë thjesht “person në dijeni”?

Sepse në Shqipëri, duket se korrupsioni i organizuar vazhdon të jetë më i fortë se ligji!

Etiketa: arbi veliajerion veliajreformaeditorialSPAK

Të tjera

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin
Aktualitet

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin

Deputeti i Partisë Socialiste, Niko Peleshi, është zgjedhur kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë me shumicë votash. Nga 87...

18:42 12/09/2025
Italia “flet” shqip: Rai hap program të posaçëm për arbëreshët në Kalabri
Kryesore

Italia “flet” shqip: Rai hap program të posaçëm për arbëreshët në Kalabri

Një ngjarje historike vjen nga Kalabria, ku për herë të parë një rajon në Itali nis transmetime të dedikuara në...

18:07 12/09/2025
Para
Horoskopi sot, 3 janar 2024

Horoskopi: 22 gusht 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit me 84 vota pro, opozita bojkoton votimin

18:42 12/09/2025
Italia “flet” shqip: Rai hap program të posaçëm për arbëreshët në Kalabri

Italia “flet” shqip: Rai hap program të posaçëm për arbëreshët në Kalabri

18:07 12/09/2025
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk: 22 vjeçari Tyler Robinson

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk: 22 vjeçari Tyler Robinson

16:06 12/09/2025
Durrës/ Papërgjegjshmëria kriminale e Bashkisë dhe OSHEE-së i mori jetën Bardhyl Kaloshit, tre fëmijë mbetën jetimë

Durrës/ Papërgjegjshmëria kriminale e Bashkisë dhe OSHEE-së i mori jetën Bardhyl Kaloshit, tre fëmijë mbetën jetimë

15:04 12/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.