Skip to content
Showbiz

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të dytë, Eduarti na tregon emrin e të birit

· 1 min lexim

Moderatorja e njohur Arbana është bërë nënë për herë të dytë ditën e sotme.

Ajo dhe regjizori Eduart Grishaj u bekuan ditën e sotme me një djalë. Ishte vetë Grishaj që e dha vetë lajmin e bukur përmes një postimi në rrjete sociale. Ai publikoi një foto duke mbajtur të voglin në krahë shoqëruar me mbishkrimin: “Lindi Dielli”.

Ndërkohë kujtojmë se Arbana është nënë edhe e një djali tjetër të quajtur Jon, i cili ka ardhur në jetë 5 vite më parë dhe është më e pregatitur për këtë eksperiencë ndërsa Grishaj bëhet baba për herë parë.