Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apokalips ekonomik në Shqipëri, BB: 41.5% e njerëzve bien në varfëri

12:13 07/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në Shqipëri, numri i njerëzve që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë pritet të rritet me rreth 5 përqind, njofton Banka Botërore në Rishikimin Ekonomik të vjeshtës. Raporti për Europën dhe Azinë Qendrore evidenton për Shqipërinë se kriza po shton varfërinë, kryesisht përmes rritjes së papunësisë

Aktualisht, ky tregues, sipas tabelave të Bankës është 35.6%. Pas krizës, rreth 41.5% e popullsisë do të jetojë me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Tkurrja ekonomike e nxitur nga pandemia në vitin 2020 pritet ta rritë edhe varfërinë në të gjitha vendet e rajonit. Të bëra me kufirin e varfërisë prej 3,20 $ në ditë, vlerësimet sugjerojnë se mbi 2 milionë njerëz mund të kalojnë në varfëri. Me kufirin e varfërisë prej 5,50 $ në ditë, që përdoret zakonisht për vendet me të ardhura të mesme të larta, varfëria mund të rritet me deri 6 milionë njerëz.

Rënia ekonomike

Ndërkaq, rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të tkurret me 8.4 për qind në vitin 2020, thotë banka. Sipas raportit, mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9 për qind në tremujorin e dytë, nga 11.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Autoritetet shqiptare prezantuan  subvencionim të pagave, rritën shpenzimet shoqërore, miratuan një moratorium të përkohshëm në instalimin e huasë dhe ofruan garanci sovrane kredie për të lehtësuar pagesat e pagave dhe kapitalit qarkullues, por pavarësisht këtyre masave, varfëria pritet të rritet.

Rritja u ngadalësua në 2.2 për qind në vitin 2019 pasi në thatësirë preku prodhimin e hidrocentraleve dhe një tërmet shkatërrues goditi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë.

Shqipëria poshtë mesatares së Evropës

Krahasimi e rritjes ekonomike e nxjerr Shqipërinë poshtë mesatares së Azisë dhe Evropës Lindore. Ekonomitë e reja dhe në zhvillim të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore pritet të tkurren me 4,4 për qind këtë vit, recesioni më i rëndë pas krizës botërore financiare të vitit 2008, deklaron BB. Ndërsa Shqipëria do të ketë një rënie 8.5% të PBB-së.

Rritja pritet të rifillojë në vitin 2021, me një shkallë që shkon nga 1,1 për qind deri në 3,3 për qind. Por perspektiva mbetet tejet e pasigurt dhe risqet anojnë nga rënia.

Rimëkëmbja

“Në kohëra kaq të vështira, vendet e Evropës dhe Azisë Qendrore duhet të vështrojnë përtej krizave emergjente dhe të përgatiten për një rimëkëmbje pas krizës e cila do t’i nxjerrë ekonomitë edhe më të forta,” – tha Anna Bjerde, nënpresidente e Bankës Botërore për Rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore. “Kjo kërkon fuqizim të qeverisjes, përmirësim të klimës së investimeve dhe nxitje të novacionit dhe zhvillimit digjital. Rëndësi kritike do të kenë sidomos investimet e konsiderueshme dhe të qëndrueshme për një arsim dhe kujdes shëndetësor cilësor.”

“Vetëm të mbetesh gjallë nuk mjafton, siç nuk mjafton të kryesh vetëm arsimin bazë. Popullsia në moshë të rritur nevojitet të jetë e shëndetshme, aktive dhe produktive gjatë gjithë jetës,” tha Asli Demirgüç-Kunt, Krye-ekonomist i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Një arsim i lartë cilësor ka rëndësi jetike që njerëzit të vijojnë të jenë konkurrues në tregje pune të cilat ndryshojnë me shpejtësi. Përmirësimi i arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të Evropës Lindore, të Kaukazit Jugor dhe të Azisë Qendrore i ndihmon edhe në mbajtjen e një fuqie punëtore të aftë, në kushtet e një emigrimi të vazhdueshëm, thekson raporti.

/Gazeta Reforma/

Etiketa: BBrritja ekonomikevarferi

Të lidhura

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00P
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00P

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Para

Shpërthejnë revoltat në burgjet e vendit/ Hyjnë në grevë urie edhe 150 të burgosur te 313-ta, ja kërkesat e tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00P

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00P

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.