Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO refuzon kërkesën për lirim të Safet Bajrit

13:16 20/03/2025
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Safet Bajrit për lirimin nga qelia, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjatë seancës gjyqësore, Bajri ka kundërshtuar provat e paraqitura nga SPAK, duke i konsideruar ato të pabazuara. “Si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje? Atë ditë kam qenë në diskotekë dhe restorant peshku dhe për t’u kthyer në shtëpi kam kaluar nga rrugët që përdor gjithmonë”, ka deklaruar ai në sallën e gjyqit.

Në të njëjtën seancë, Apeli la në fuqi masat “arrest me burg” edhe për Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin, të cilët akuzohen për të njëjtën ngjarje.

Akuzat ndaj Safet Bajrit dhe arrestimi i tij

Safet Bajri akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër. Ai u arrestua pak javë më parë nga Policia e Shtetit me urdhër të SPAK, së bashku me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin. Të tre dyshohen për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe për kryerjen e veprave penale në kuadër të organizatës.

Fatbardh Lici, viktima e kësaj ngjarjeje, ishte pjesëtar i një familjeje të njohur në Shkodër dhe vrasja e tij dyshohet se ka ndodhur si pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh mes fiseve Lici, Bajri dhe Bilali. Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen Kiras, pranë banesës së Licit, duke e çuar më tej tensionet mes grupeve rivale në Shkodër.

E dashura e Bajrit kërkon lirimin, mohon përfshirjen në vrasje

Në vijim të arrestimeve, edhe e dashura e Safet Bajrit, ish-missi Eria Ago, është vënë në pranga nga Departamenti i Krimeve të Rënda, pasi dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në vrasjen e Fatbardh Licit.

Sipas hetimeve të SPAK, Ago dyshohet se ka drejtuar një nga automjetet e përdorura për krimin, duke ndihmuar në largimin nga vendngjarja të Safet Bajrit dhe Astmer Bilalit. Aktualisht, ajo ndodhet në burgun e Pojskës në Pogradec dhe akuzohet për “krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes” dhe “përkrahjen e autorëve të krimit”.

Në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, Ago ka mohuar çdo përfshirje në vrasje, duke deklaruar se në ditën e ngjarjes ndodhej në Tiranë dhe jo në Shkodër. Avokati i saj ka argumentuar se provat e paraqitura nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur në paraburgim, ndërsa ka kërkuar lirimin e saj nga burgu.

Hakmarrja mes fiseve dhe vala e vrasjeve në Shkodër

Vrasja e Fatbardh Licit dyshohet të jetë hakmarrje nga grupi Bajri, pas ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëshortes së tij Silvi Ndoci më 15 korrik 2018. Bërçana dyshohej për lidhje me grupin Bajri dhe përfshirje në atentatin ndaj Lulzim Kullës, vrasje që mendohet se u organizua nga fisi Lici.

Viti 2018 u karakterizua nga një valë vrasjesh në Shkodër, përfshirë ato të Lulzim Kullës, Arjan Ferracakut dhe Kujtim Ferracakut. Konflikti mes grupeve kriminale në qytetin verior vijon të mbetet i hapur, duke sjellë tensione të vazhdueshme mes familjeve të përfshira në hakmarrjet e ndërsjella.

Etiketa: safet bajri

Të tjera

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023
Horoskopi

Horoskopi: 18 shtator 2025

Dashi Një ditë dinamike ku do të ndjesh nevojën për të vepruar shpejt. Kujdes nga impulsiviteti, sidomos në vendimet që...

09:30 18/09/2025
Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias
Aktualitet

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Qeveria ka planifikuar masa që kufizojnë praninë e gazetarëve në sallën e Parlamentit dhe në oborrin e tij, duke u...

18:54 17/09/2025
Para
Erion Veliaj përballet me akuzë të re – SPAK e merr në pyetje për 90 minuta

Erion Veliaj përballet me akuzë të re – SPAK e merr në pyetje për 90 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot, 28 nëntor 2023

Horoskopi: 18 shtator 2025

09:30 18/09/2025
Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

Qeveria synon kufizimin e gazetarëve në Kuvend, AGSH: Cënohet liria e medias

18:54 17/09/2025
Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

Shqiptari që sfidoi vdekjen për të shpëtuar fëmijët grekë, nderohet me shtetësi

16:35 17/09/2025
Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

Rama, Çaçi dhe oligarkët e rinj: Si u plaçkit Saranda nga Buzi e Xhindoli me ankande fiktive

12:59 17/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.