Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Apeli i GJKKO merr vendimin për ish-gjyqtaren e Krujës Enkeleda Hoxha

17:29 11/10/2022
Reading Time: 7 min lexim

Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Apeli i GJKKO për ish-gjyqtaren e Kruujës, Enkeleda Hoxha.dhe personave të tjerë, të cilët kishin krijuar një skemë, për të liruar apo uljen e dënimit, për disa të dënuar, mes tyre me burgim të përjeshtshëm kundrejt .

Mësohet se Apeli ka dënuar me 2 vite burg dhe duke i hequr për 5 vet të drejtën e ushtrimit të profesionit për ish-gjyqtaren Hoxha.

Ndërkohë avokati Aldo Tabaku u dënua me 2.8 vite burg, Manuela Mallkuçi me 2 vite burg dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet, Bledar Petani, Saimir Petani, Altin Skëndaj, Gentian Nezaj dhe Gazmi u dënuan me 1.8 vite burg,

Ndërkohë Isuf Tanuzi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg dhe 6 muaj për Trëndafile Fagu, që është konvertuar në shërbim prove.

 Njoftimi: 

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), SaidaDollani (anëtare) dhe IgertaHysi (anëtare), sot më datë11.10.2022, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 42 akti, datë 10.05.2022, mbi ankimet eparaqitura nga ankuesit/të pandehuritE.H., A.T., M.M., B.P., S.P., G.N., A.S., G.N., I.T. dhe T.F.,kundër vendimit nr. 13, datë14.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës E.H., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe bazuar në nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 (tre) vjet burgim.

-Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës E.H., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit data 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës E.H. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T., për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319/ç dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 3(tre) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1 paragrafi i dytë, të Kodit Penal dënimin e tij 2 (dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit A.T. me një dënim të vetëm 4(katër) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2(dy) vjet e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe në bazë të nenit 319/ç të Kodit Penal dënimin e saj me 3(tre) vjet) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës M.M. për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 244 të Kodit Penal dënimin e saj 1(një) vit e 6(gjashtë) muaj burgim. 

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit M.M. me një dënim të vetëm 3(tre) vjet burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.M., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 2(dy) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Heqjen e së drejtës së të pandehurës M.M. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5(pesë) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi 2, të Kodit Penal.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.P., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.P., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1 (një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.S., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, dhe na bazë të neneve 319 dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 1(një) vit e 6(gjashtë) burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

Në bashkim të dënimeve, sipas nenit 55 paragrafi 1 të Kodit penal, dënimin e te pandehurit G.N. me një dënim të vetëm 2(dy)vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.N., për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit G.N., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.T., për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe në bazë të neneve 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet e 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.T., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 1(një) vit e 8(tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit fillon  nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit datë 11.2.2021 dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurës T.F., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi i 3, të Kodit Penal dënimin e saj me 9 (nëntë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës T.F., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 6(gjashtë) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën T.F. dhe vënia në provë për një periudhë 12 muaj dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj.  Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim.

  1. Deklarimin fajtor të pandehurës M.S., për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe në bazë të nenit 245/1, paragrafi 1, të Kodit Penal dënimin e saj me 6(gjashtë)muaj burgim.

Në bazë të nenit 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës M.S., i ulet 1/3 e dënimit, për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht dënohet me 4(katër) muaj burgim.

Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurën M.S. dhe vënia në provë për një periudhë 8 muaj me kusht që e pandehura gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës, që mbulon vendbanimin e saj. Afati i provës fillon nga e nesërmja e shpalljes së vendimit për pezullimin e dënimit me burgim…”.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.13, datë 14.02.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Mospranimin e ankimit të ankuesve S.P. dhe G.N., kundër vendimit nr. 13, datë 14.02.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Të lidhura

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve
Aktualitet

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

Prej disa vitesh, në Kukës po rritet ndjeshëm ndërgjegjësimi për ruajtjen dhe promovimin e pasurive natyrore të zonës. Një nga...

17:09 20/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në fshatin Kutalli, në njësinë administrative me të njëjtin emër në...

13:57 20/07/2025
Para
Abuzime me tenderat, Apeli lë në burg katër zyrtarët e UBT-së

Abuzime me tenderat, Apeli lë në burg katër zyrtarët e UBT-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

Liqeni i Kallabakut, atraksioni në Kukës që po shënon rritje të numrit të vizitorëve

17:09 20/07/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Tentoi ta shembte, por muri i banesës së tij e zuri poshtë, ndërron jetë 51-vjeçari

13:57 20/07/2025
Mbytet pushuesi në plazhin e Tales, dëshmitarët: U vonua ambulanca

Mbytet pushuesi në plazhin e Tales, dëshmitarët: U vonua ambulanca

13:49 20/07/2025
Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë

Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë

13:33 20/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.