Filmi “Anora” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” për vitin 2025, duke fituar titullin e filmit më të mirë dhe duke lënë një shenjë të paharrueshme në historinë e kinemasë.
Ky triumf ka mbledhur një mori çmimesh për këtë dramë të veçantë, që ka mahnitur si publikun, ashtu edhe kritikët.
Mikey Madison ka fituar çmimin për ‘Aktoren më të Mirë’ për rolin e saj të paharrueshëm si Anora, ndërsa regjisori Sean Baker ka marrë tre çmime të rëndësishme: ‘Regjisori më i Mirë’, ‘Kolona Zanore më e Mirë’ dhe ‘Montazhi më i Mirë’.
Në një fjalim emocionues, producentja Samantha Quan theksoi se filmi ishte realizuar me një buxhet të vogël, por me një pasion të madh, duke nxjerrë në pah rëndësinë e kinemasë të pavarur.
“Anora” tregon historinë e Anës, një punëtore seksi nga Brooklyn, dhe mënyrën se si jeta e saj merr një kthesë të papritur pas martese me Ivan Zakharov, një djalë të pasur nga Rusia.
Jeta e saj duket si përrallë, por kërcënohet kur Ivan përballet me prindërit e tij, të cilët kërkojnë të ndërpresin lidhjen me Anën.
Madison, e cila kishte dyshime kur pranoi rolin, theksoi se studimi i jetës së një punëtoreje seksi dhe bisedat me konsulentë e ndihmuan të kuptonte thellësisht karakterin e saj.
Filmi pati sukses edhe në Festivalin e Filmit të Kanës 2024, ku mori Palmën e Artë, dhe tani ka arritur kulmin në industrinë e kinemasë me fitimin e çmimeve të prestigjioze në “Oscars 2025”.
Regjisori Sean Baker theksoi se ky sukses tregon fuqinë e kinemasë së pavarur dhe bëri thirrje për mbështetje më të madhe për këto projekte, veçanërisht në një periudhë të vështirë pas pandemisë.
“Anora” është një triumf për artin dhe një shembull i fuqisë që ka kinemaja për të treguar histori të rëndësishme dhe për të krijuar lidhje mes njerëzve.
Lista e Plotë e Fituesve
Filmi më i mirë
Fitues: Anora
The Brutalist
A Complete Unknown
Conclave
Dune: Part Two
Emilia Pérez
I’m Still Here
Nickel Boys
The Substance
Wicked
Aktorja më e mirë
Fitues: Mikey Madison – Anora
Cynthia Erivo – Wicked
Karla Sofía Gascón – Emilia Pérez
Demi Moore – The Substance
Fernanda Torres – I’m Still Here
Aktori më i mirë
Fitues: Adrien Brody – The Brutalist
Timothée Chalamet – A Complete Unknown
Colman Domingo – Sing Sing
Ralph Fiennes – Conclave
Sebastian Stan – The Apprentice
Aktorja më e mirë joprotagoniste
Fitues: Zoe Saldaña – Emilia Pérez
Monica Barbaro – A Complete Unknown
Ariana Grande – Wicked
Felicity Jones – The Brutalist
Isabella Rossellini – Conclave
Aktori më i mirë jo protagonist
Fitues: Kieran Culkin – A Real Pain
Yura Borisov – Anora
Edward Norton – A Complete Unknown
Guy Pearce – The Brutalist
Jeremy Strong – The Apprentice
Regjizori më i mirë
Fitues: Sean Baker – Anora
Jacques Audiard – Emilia Pérez
Brady Corbet – The Brutalist
Coralie Fargeat – The Substance
James Mangold – A Complete Unknown
Filmi më i mirë i huaj
Fitues: I’m Still Here – Brazil
The Girl with the Needle – Denmark
Emilia Pérez – France
The Seed of the Sacred Fig – Germany
Flow – Latvia
Filmi më i mirë vizatimor
Fitues: Flow
Inside Out 2
Memoir of a Snail
Wallace & Gromit: Vengeance Most Fowl
The Wild Robot
Skenari më i mirë
Fitues: Anora – Sean Baker
The Brutalist – Brady Corbet and Mona Fastvold
A Real Pain – Jesse Eisenberg
September 5 – Moritz Binder, Tim Fehlbaum, Alex David
The Substance – Coralie Fargeat
Skenari më i mirë i përshtatur
Fitues: Conclave – Peter Straughan
A Complete Unknown – Jay Cocks and James Mangold
Emilia Pérez – Jacques Audiard
Nickel Boys – RaMell Ross and Joslyn Barnes
Sing Sing – Clint Bentley and Greg Kwedar
Kolona zanore më e mirë
Fitues: El Mal – Emilia Pérez
Never Too Late – Elton John: Never Too Late
Mi Camino – Emilia Pérez
Like A Bird – Sing Sing
The Journey – The Six Triple Eight
Dokumentari më mirë
Fitues: No Other Land
Black Box Diaries
Porcelain War
Soundtrack to a Coup d’Etat
Sugarcane
Kostumografia më e mirë
Fitues: Wicked
Nosferatu
A Complete Unknown
Conclave
Gladiator II