Skip to content
Politikë

Ankimet e PD-së, KAS përcakton datat për shqyrtimin e qarqeve Shkodër, Kukës dhe Lezhë

· 1 min lexim

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka caktuar tri data të reja për shqyrtimin e kërkesave ankimore të paraqitura nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që lidhen me rezultatet zgjedhore në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

Pas seancës së mbajtur këtë të hënë, ku u shqyrtuan në mënyrë të përmbledhur çështjet për tre qarqet, KAS vendosi që procedura të vijojë me seanca të ndara për secilin rast:

  1. Kërkesa nr. 37 (Qarku Kukës) do të shqyrtohet të mërkurën, më 4 qershor 2025, në ora 16:00.
  2. Kërkesa nr. 46 (Qarku Lezhë) do të shqyrtohet të enjten, më 5 qershor 2025, në ora 15:00.
  3. Kërkesa nr. 44 (Qarku Shkodër) do të shqyrtohet të hënën, më 9 qershor 2025, në ora 10:30.

Këto kërkesa ankimore lidhen me pretendime për parregullsi në procesin zgjedhor dhe rezultatin përfundimtar të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këto tre qarqe.

KAS do të shqyrtojë secilën çështje në mënyrë të veçantë për të vlerësuar bazueshmërinë e ankimimeve dhe mundësinë e një vendimmarrjeje që mund të ndikojë në shpërndarjen e mandateve.