Skip to content
Kryesore

Anija me mbetje/ Pritet të ankorohet nesër në portin e Durrësit

· 1 min lexim

Anija turke “Moliva,” që transporton 2100 tonë mbetje të dyshuara si toksike në 102 konteinerë, pritet të ankorohet nesër në portin e Durrësit.

Kjo ngarkesë, e cila më parë është refuzuar nga autoritetet tajlandeze, ka mbërritur në Durrës në 28 tetor, por është mbajtur në radën e jashtme të portit detar për të pritur sigurimin e kushteve të kërkuara nga Prokuroria e Durrësit.

Autoritetet janë angazhuar për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e një operacioni të madh që përfshin ankorimin dhe shkarkimin e këtyre mbetjeve në një kalatë të terminalit të konteinerëve.

Operacioni pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës së nesërme, dhe për momentin, është caktuar një venddepozitim specifik për këto mbetje.