Skip to content
Të Gjitha

Andorra-Shqipëri/ Kombëtarja merr fitoren e merituar 0-3

· 1 min lexim

Përfundon edhe ndeshja mes Andorrës dhe Shqipërisë, ku fitorja nuk u diskutua në asnjë moment që do të ishte e jona.

Nisi me sulm që në fillim dhe e tillë përfundoi, ku rezultati u mbyll 0-3 në favorin tonë.

Mirëpo si shkoi gjithë loja?

Një gafë e portierit, bëri që Armando Sadiku të nis festën kuqezi në minutën e 21.

Pjesa e parë do të mbyllej me fitoren e Kombëtares, por kjo nuk mjaftonte. Sigurinë e ofroi në minutën e 87, Bekim Balaj. Ndërsa me goditjen përfundimtare u morr vet Amir Abrashi, i cili shënoi drejt e në rrjetë duke dhënë kështu edhe rezultatin e dëshiruar.

Në ndeshjen sotme kuqezinjtë drejtoheshin nga Ervin Bulku dhe ndihmësi i tij Sulejman Mema.  Dhe aktualisht renditja në grupin H është si më poshtë:

Franca 6 pikë
Turqia 6
Shqipëria 3
Islanda 3
Andorra 0
Moldavia 0.