Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Analiza e Bushatit/ “TiRama” kryeqyteti i Rilindjes, humbja e identitetit për shije dhe interesa personale

09:28 08/10/2022
Reading Time: 4 min lexim

Transformimi i frikshëm i Tiranës gjatë qeverisjes Rama prej 9 vitesh tashmë e ka kthyer këtë qytet në një katrahurë betoni dhe kaosi ku centimetrat kushtojnë miliona euro, ndërkohë që shqiptarët mezi shtyejnë muajin. Tirana tashmë nuk ka një indentitet të sajin, por është kthyer në një skiscë ku Rama si “artist”, të cilit i shiten pikturat dhe në Paris, pikturon kulla qiellgërvishtëse dhe dizenjon të të ardhmen “largpamse” të kryeqytetit. Por në fakt po ndodh krejt e kundërta, Tirana nuk merr dot frymë nga ky betonizim që e ka kapluar, nuk ka një hapsirë të gjelbër, është shndërruar në një qytet kullash që ke frikë të ngresh kokën lart se nuk ua sheh dot fundin.

Të mos flasim pastaj për katet me leje apo pa leje, për të cilat qeveria po investon 6 milion euro që t’i shohim me satelit, mesa duket e kanë kuptuar dhe vetë që i kanë bërë aq të larta sa nuk i sheh dot me sy të lirë. Tirana dhe jo vetëm e kanë humbur vlerën e tyre, nuk kanë asnjë gjë historike, sepse qeverisë i duken të vjetra jo estetike, ndaj më mirë i zëvëndësojmë me kulla shumkatëshe.

Shembulli i teatrit është perfekti për të treguar se si shembet një pjesë e historisë, sido qoftë ajo, për të përmbushur interesat e disa klientelistëve, oligarkëve të lidhur me pushtetin. Rast tjetër është edhe Veliera në Durrës, ku u betonizua pasuria historike e cila doaton shekuj më parë. Gazetari dhe analisti Andi Bushati analizon me detaje se si këto vepra të turpshme ndërtohen dhe i shiten publikut duke dalë dhe në media, si investime strategjike.

Nga Andi Bushati

Mbrëmë në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” po shikoja një kronikë reklamë që tregonte për kullën më të re dhe me të lartë që do të ngrihet në qendër të kryeqytetit. Meqë nuk e kisha ndjekur konkursin ndërkombëtar që u zhvillua për të shpallur projektin fitues, u bëra kurioz të njihja detajet. “Mount Tirana” e projektuar nga studio daneze CEBRA, thuhej se do të ishte nje mrekulli që do të imitonte malin e Dajtit dhe do ta sillte atë mu pranë sheshit Skënderbej.

Natyrisht, është e kotë të fillosh të argumentish se ç’kuptim ka të evokosh Dajtin, me një gërdallë që do ia zërë pamjen e tij një pjese të madhe të banorëve. Me rrjetën e gratacielave që po ngrihen, ky simbol i Tiranës do të zhduket njëherë e mirë. Por ajo që më grishi kërshërinë nuk ishte kjo gjë, sepse tashmë beteja mes “kullofilëve” dhe “kullofobëve” është fituar nga të parët, të cilët falë dyshes Rama-Veliaj dhe milionave të oligarkëve që bashkëpunojnë me ta kanë arritur ta transformojnë qytetin sipas oreksit të tyre.

Ajo që më tërhoqi vëmendjen është hendeku i madh mes imazhit me të cilin reklamohen këto projekte dhe surogatove që realizohen në realitet. Kush është në brendësi të kulisave të projekteve të ndërtimit në Tiranë e di mirë se shumë nga arkitektët e mëdhenj që kanë projektuar rokaqiejt e qendrës, kanë vënë duart në kokë dhe s’u kanë besuar syve kur kanë parë të përçudnuara veprat e tyre. Dikush ka protestuar tek institucioni unik i këtij vendi, Edi Rama, dikush tjetër ka kërkuar heqjen e emrit nga projekti dhe të gjithë kanë qenë një një mendje se, nëse oligarkët halldupë do të kishin dashur më shumë kate, do kishte mjaftuar tu’a porosisnin atyre që në fillim. Thuhet madje se kjo ka qenë edhe një nga shtysat që e nxiti kryeministrin të ndërmerrte nismën e sekuestrimit të kateve pa leje, sepse atij nuk i mbetej gjë tjetër për të bërë përballë komunitetit të arkitektëve ndërkombëtarë para të cilëve do të ruajë profilin e një prijësi të ndritur.

 

Në fakt, për imponuar këtë stereotip, atë të artistit modern dhe me shije të stërholluar, që injekton në politikë dhe në zgjedhjet urbane bagazhin e trashëguar nga jeta e mëparshme, Edi Rama ka investuar shumë. Edhe adhuruesit e tij që i njohin ndonjë problem me korrupsionin apo alergjinë ndaj demokracisë, kur vjen puna tek ana estetike të hidhen në fyt: “Ai ka bërë revolucion me ngjyrat, ai është ideuesi i rilindjes urbane, ai ka transformuar shijet e qytetarëve” janë slloganet e zakonshme të tyre.

Por, në fakt realiteti është tjetër dhe kullat e qendrës së kryeqytetit janë dëshmia më e mirë për këtë. Sepse në TiRamën që po ngrihet sipas projektit të një njeriu të vetëm, në konfliktin mes ndërtuesve me katër klasë shkollë dhe Henning Larsen, Ëiny Mas, apo Casamonti, kryeministri ka marrë anën e të parëve. Shteti, natyrisht me bekimin e tij, ka lënë të tranformohen deri në shkatërrim projektet e disa prej profesionistëve më me emër të planetit. Ai ka lejuar arrnime origjinale dhe shtesa të frikshme katesh që i kanë kanë bërë arkitektët të mos njohin krijesat e veta. Pushteti korruptues i parasë e ka mposhtur estetikën e artistit.

Eshtë pikërisht kjo që po ndodh me kullat e Tiranës që i ka rrëzuar mbështetësve të Ramës edhe alibitë e fundit: “Ai edhe kur vjedh e bën me klas”, “ai edhe kur abuzon ka shije brenda”.

Nënshtrimi përpara oligarkëve, të cilët në këmbim të shëmtisë që na imponojnë të gjithëve paguajnë fushatat elektorale dhe lobimet e majme përtej oqeanit, e ka bërë Edi Ramën të humbasë edhe të vetmen atu që i kishte mbetur. Tani për shijen e artistit, mund të flasim vetëm për çorapet, atletet apo brekushet me të cilat reket të krijojë efekt në ndonjë samit ndërkombëtar. Sepse, sa për qytetin, ai po merr përfundimisht fytyrën e shëmtuar të një regjimi të koruptuar, ku grykësia ka vrarë edhe atë pak gjë që pati mbetur nga aspiranti i dikurshëm për piktor./Lapsi.al/

Të lidhura

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”
Aktualitet

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Werner Daum, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri gjatë viteve vendimtare të fundit të komunizmit, ka ndërruar jetë papritur në moshën...

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara
Aktualitet

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

Bashkimi Evropian po përgatit një paketë masash të reja fiskale, me qëllim goditjen e konsumit të duhanit dhe sigurimin e...

12:41 12/07/2025
Para
Berisha pritet me brohorima në Lazarat, ja premtimi i tij për banorët

Berisha pritet me brohorima në Lazarat, ja premtimi i tij për banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Fshatari, rosa dhe turisti

Fshatari, rosa dhe turisti

16:51 12/07/2025
‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

16:48 12/07/2025
Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

Fjalët e fundit të Werner Daum: “E doja Shqipërinë, populli juaj meritonte liri”

16:34 12/07/2025
BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

BE rrit në maksimum taksat për duhanin, ndërsa Shqipëria hesht përballë reklamave të ndaluara

12:41 12/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.