Skip to content
Aktualitet

Ambasadorja amerikane i bën thirrje SPAK: E nxisim të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin

· 2 min lexim

Ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje për SPAK që të hetojë ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm. Kim ka shpërndarë raportin që SPAK publikoi sot në lidhje me rastet e denoncuara për blerjen e votës.

“Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve. Raporti i plotë sotIndeksi i prapambetur duke treguar https: // spak.al/2021/04/23/njo ftim-23 / …”, shkruan ambasadorja Kim.

SPAK bëri me dije sot se janë paraqitur 91 materiale të ndara sipas subjekteve që i kanë paraqitur.

  • Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
    • Policia gjyqësore 10 raste, referime.
    • Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.
    • Shtetas 4 raste, kallëzime.
    • Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njofton se për të gjitha rastet që është filluar procedim penal policia gjyqësore nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim sqarimin e plotë të fakteve të kallëzuara dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave ndaj të cilëve do provohet përfshirja në korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.