Skip to content
Kryesore

Ambasada e SHBA-së: Rinia e sotme formëson të ardhmen e Shqipërisë

· 1 min lexim

Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar Ditën Kombëtare të Rinisë me një mesazh në Instagram, duke theksuar se 34 vjet më parë, studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër regjimit komunist.

Në mesazhin e saj, ambasada vuri në dukje se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe se SHBA-të mbështesin të rinjtë shqiptarë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Postimi:

“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”.