Skip to content
Të Gjitha

Alvaro Gonzalez sulmohet dhe plaçkitet, nga ultrasit që sulmuan stërvitjen e Marsejës

· 2 min lexim

Të paktën 25 persona janë arrestuar pasi mbështetësit sulmuan terrenin e Marsejës në protestë kundër bordit të klubit. Prefektura e policisë shkroi në Twitter se rreth 300 ultras kishin sulmuar me dhunë oficerët që ishin vendosur për të mbrojtur La Commandie. Imazhet e shpërndara nga mediat vendase tregojnë që protestuesit u vënë flakën pemëve dhe lëshojnë objekte në kompleksin e trajnimit.

Acarimi i tifozëve të ekipit francez është rritur ditët e fundit. Pankartat e mëdha nëpër rrugët e qytetit nuk kanë munguar, aty ku akuzohen dhe ofendohen lojtarët dhe presidenti Jacques-Henri Eyraud.

Portieri Steve Mandanda dhe mbrojtësi Alvaro Gonzalez dolën për t’u përballur me protestuesit, por ata gjithashtu u sulmuan. Spanjollit iu vodhën disa nga gjërat e tij. Trazirat u zhvilluan vetëm disa orë para se Marseja duhej të luante në Rennes në Stade Velodrome në Ligue 1 të Shtunën në mbrëmje, ndeshje e cila u shty më pas prej këtyre trazirave.

“Duke pasur parasysh incidentet këtë pasdite në terrenin e trajnimit Olympique de Marseille, loja midis Marsejës dhe Rennes shtyhet për një datë të mëvonshme,” tha liga Franceze (LFP) në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit.

Marseja e cila doli nga Champions League në fazën e grupeve, ulet në vendin e shtatë në tabelën e Ligue 1 dhe është 14 pikë prapa liderit Lyon.