Skip to content
Të Gjitha

Altin Dumani tashmë në krye të SPAK-ut, Klodiana Lala: Ai i kishte humbur shpresat

· 2 min lexim

Para një jave, në krye të SPAK-ut u zgjodh Altin Dumani, i cili konsiderohet edhe si i preferuari i amerikanëve.  Ndërkohë që gazetarja Klodiana Lala për emisionin “Opinion” shprehet se zgjedhja e tij ndodhi në një moment kur dukej se Dumani I kishte humbur shpresat se do të vendosej në krye të SPAK-ut, një nga institucionet më të rëndësishme në vend.  Ndër të tjera tha se Dumani ka mbështjen e ndërkombëtarëve dhe është një person që nuk arrihet dot nga politika.

“Për herë të parë shtriu dorën për kolegët e vet. Dumanin  e kam kapur te çeshtja  e Gërdecit, e ndoqa kur ka qenë në krye të TASK force dhe në atë kohë pati një sukses. Ai kohët e fundit ka pasur rastin e gjykatësit në Krujë, rastin e Dumanit dhe vijon ta ketë si çështje ka siguruar disa dëshmi përfshirë dhe të miat si dhe çështjen CEZ-DIA.  Ka pasur hamendësime se ka lidhje me rastin e Dumanit, por duhet sqaruar se nuk ka asnjë lidhje. Ne ditën ku u vendos në krye, ai atë ditë ka marrë vajzën nga shkolla dhe iku në shtëpi, ishte ai momenti kur ai i kishte humbur shpresat dhe thoshte se nuk do ta fitojë. Kur ai ka dëgjuar opinionet e ndryshme është mërzitur shumë, por u gezua kur dëgjojë rezultatin. Ai është i preferuar nga ndërkombëtaret, është shumë i vështirë për t’u arritur nga politika. Ka siguri maksimale ai dhe familja  e tij, është një profil  i ulët,  asnjëherë nuk ulet për kafe”, deklaroi gazetarja Klodiana Lala.