Skip to content
Politikë

Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë, reagon për herë të parë Meta

· 2 min lexim

Para 2 ditësh Partia Demokratike ka përjashtuar zyrtarisht nga grupi parlamentar deputetët Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj.

Ndërkohë që ditën e sotme, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka komentuar situatën politike në PD dhe përjashtimin që Enkelejd Alibaj bëri ndaj 4 deputetëve demokratë.

Meta u shpreh se respekton vendimin e popullit, që është marrë në 6 mars, teksa ka shtuar se kjo ngjarje ishte një paradoks.

Në njoftimin e grupit të Alibeajt, bëhej e ditur se vendimi ka ardhur pasi të 4 deputetët nuk janë distancuar nga aktet e dhunës të datës 8 janar.

Kujtojmë që në protestën e 8 janarit selia blu u kthye në një skenë krimi ku mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë me varetë, shkallë, leva, çekiçë, trapanë, por edhe nga brenda selisë ka pasur kundërpërgjigje me gaz lotsjellës ndaj tyre. U desh ndërhyrja e policisë për shpërndarjen e protestuesve.

 

“Nuk më takon mua të komentoj zhvillime të tilla, pasi qëndrimi se kush është PD është e qartë. Vendimi është marrë në 6 mars. Unë respektoj vendimin e popullit. Lidhur me këtë çështje, me aq sa kam parë ka ndodhur një paradoks. Katër deputetët që janë shembullorë, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit”, u shpreh Meta.