Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarmi në kampin e Gjadrit: 35 incidente në 13 ditë, 10 tentativa vetëvrasjeje

Eurodeputetët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga KE

16:49 03/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Eurodeputetja italiane Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada i kanë drejtuar një kërkesë urgjente Këshillit të Evropës, duke ngritur alarmin për gjendjen alarmante në Qendrën e Paraburgimit të Riatdhesimit në Gjadër, Shqipëri. Sipas tyre, po shkelën haptazi të drejtat themelore të njeriut.

Dy deputetet theksojnë se, gjatë 13 ditëve të monitorimit të kampit, janë regjistruar 35 ngjarje kritike, ose mesatarisht 2.7 incidente në ditë, përfshirë rreth dhjetë tentativa vetëvrasjeje. Ky bilanc tronditës përforcon shqetësimet mbi sigurinë dhe mirëqenien e të ndaluarve, që sipas raportit, ndodhen në kushte tejet të rënda.

Në një raport të detajuar, i hartuar pas disa vizitave inspektuese dhe në bashkëpunim me përfaqësues të opozitës dhe të Tryezës së Azilit dhe Imigracionit, eurodeputetet nënvizojnë një sërë shkeljesh. Sipas tyre, ekzistojnë mospërputhje serioze mes praktikave të ndjekura dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, ato i kanë kërkuar Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës të shqyrtojë një vizitë urgjente të ekspertëve të tij në Gjadër.

Raporti ndalet veçanërisht te transformimi i qendrave të ndalimit për azilkërkuesit në qendra riatdhesimi, pas një dekreti të qeverisë së Giorgia Melonit më 28 mars të vitit të kaluar. Ky vendim, sipas autorëve të raportit, është ndërmarrë në përpjekje për të shpëtuar projektin italian të bashkëpunimit me Shqipërinë për menaxhimin e migrantëve.

“E pamë qendrën me sytë tanë, folëm me pothuajse të gjithë personat e ndaluar në dy javët e para dhe konsultuam në thellësi regjistrin e ngjarjeve kritike, duke zbuluar një pamje shumë serioze”, deklarojnë Scarpa dhe Strada.

Nga dhjetë vizitat e realizuara midis 9 dhe 27 prillit, rezultoi se mangësia e transparencës, vështirësitë në sigurimin e informacionit, si dhe metodat e transferimit ishin thellësisht problematike dhe në kundërshtim me respektin për dinjitetin njerëzor. Deputetet sqarojnë se askush nga të ndaluarit nuk ishte i vetëdijshëm se do të dërgohej në Shqipëri, ndërsa kriteret e përzgjedhjes mbeten ende të paqarta.

Gjendja më shqetësuese mbetet ajo psiko-fizike e të ndaluarve, të cilët mbahen në kontejnerë dhe kanë kryer akte të rënda vetëlëndimi, deri në tentativa vetëvrasjeje, të regjistruara zyrtarisht në vetëm dy javë.

Përballë kësaj situate, eurodeputetet presin një reagim të shpejtë nga autoritetet evropiane, ndërsa shqetësimi për trajtimin e migrantëve në Gjadër vjen në një moment kur projekti i zhvendosjes së tyre nga Italia në Shqipëri po vëzhgohet me lupë nga komuniteti ndërkombëtar.

Të lidhura

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë
Aktualitet

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Një problem serioz me sistemin e “Raiffeisen Bank” ka shkaktuar panik mes mijëra klientëve në të gjithë vendin. Prej disa...

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza
Bota

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të lejojë anijen me të cilën udhëton Greta Thunberg dhe aktivistë të tjerë të...

18:56 08/06/2025
Para
Sinqeriteti i Kryeministrit: “Duhet t’i njohim vendimarrësit e vërtetë në ketë vend”

Sinqeriteti i Kryeministrit: "Duhet t'i njohim vendimarrësit e vërtetë në ketë vend"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

Raiffeisen Bank në kolaps: Klientët nuk tërheqin dot para, as nuk depozitojnë

19:41 08/06/2025
Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

Izraeli do të bllokojë mbërritjen e aktivistes Greta Thunberg me anije në Gaza

18:56 08/06/2025
Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

Trupat e parë të Gardës Kombëtare mbërrijnë në Los Angeles për të frenuar protestat kundër dëbimit të emigrantëve

18:39 08/06/2025
Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

Ristani ndjek gjurmët e Veliajt: Abuzim me makinat shtetërore dhe arrogancë ndaj medias

18:23 08/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.