Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Reading Time: 2 min lexim

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721 euro në muaj, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, duke e bërë strehimin pothuajse të papërballueshëm për qytetarët me të ardhura mesatare.

Sipas INSTAT, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri në tremujorin e parë të vitit 2026 ishte 90,119 lekë, ose rreth 930 euro. Kjo do të thotë se një individ duhet të shpenzojë rreth 77% të pagës bruto vetëm për qiranë.

Situata bëhet edhe më e rëndë kur llogaritja bëhet mbi pagën neto. Me një pagë mesatare neto prej rreth 72 mijë lekësh, ose 740 eurosh, qiraja prej 721 eurosh zë gati 97% të të ardhurave mujore.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme thonë se qiraja konsiderohet e përballueshme vetëm kur nuk kalon 30% të të ardhurave mujore. Në Tiranë, ky kufi është tejkaluar disa herë, duke sinjalizuar stres të fortë financiar për qytetarët.

Edhe familjet me dy të punësuar nuk janë jashtë presionit. Një familje me tre anëtarë, me dy të rritur dhe një fëmijë, nëse paguan qira 721 euro në muaj, shpenzon rreth 39% të të ardhurave bruto dhe rreth 49% të të ardhurave neto për strehim.

Ndërkohë, kostoja e jetesës rëndohet edhe nga shpenzimet për ushqime. Sipas INSTAT, në vitin 2024 familjet shqiptare shpenzuan mesatarisht 93 mijë lekë në muaj për konsum, ndërsa ushqimet dhe pijet joalkoolike zunë 39.6% të buxhetit mujor.

Në disa zona të Tiranës, çmimet janë rritur ndjeshëm. Pranë stadiumit “Dinamo”, apartamentet 1+1 arrijnë deri në 1,000 euro në muaj. Në zonën e Liqenit, qiratë maksimale kanë shkuar deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën e Kosovarëve apartamentet 1+1 me post parkimi kanë arritur në 900 euro.

Agjentët imobiliarë e lidhin rritjen jo vetëm me kërkesën e lartë, por edhe me përdorimin e apartamenteve për qira afatshkurtër përmes platformave si Airbnb, Booking dhe Expedia, që ul ofertën për qira afatgjata.

Sipas të dhënave të AirDNA për “Monitor”, vetëm në Tiranë kishte mesatarisht rreth 5,200 njësi të listuara për qira afatshkurtër në vitin 2025, nga rreth 1,000 në vitin 2021. Në të gjithë vendin, numri arriti në rreth 26.3 mijë apartamente.

Të dhënat tregojnë se qiraja në Tiranë nuk është më thjesht një problem tregu. Kur strehimi merr deri në 77% të pagës bruto dhe deri në 97% të pagës neto, bëhet fjalë për një krizë të drejtpërdrejtë të jetesës.

Të tjera

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim
Aktualitet

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku në lidhje me vilën F-6 në kompleksin rezidencial “White Rocks”...

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi
Aktualitet

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar një operacion të gjerë kundër një grupi kriminal të dyshuar për...

10:54 12/06/2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.