Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet se ka abuzuar me vajzën e mitur të bashkëshortes, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për njerkun 39-vjeçar

· 1 min lexim

Gjykata e Durrësit ka vendosur ditën e sotme masën “Arrest me Burg” për për 39-vjeçarin L.Kurti i cili akuzohet për abuzim seksual me vajzën e mitur të bashkëshortes.

39-vjeçari Kurti nga Durrësi u arrestua para pak ditëve pas denoncimit që e ëma e të miturës bëri në polici dhe ndërhyrjes së forcave të policisë.

Mësohet se aktualisht vajza është vetëm 14 vjeç, por i riu dyshohet se ka nisur marrëdhëniet me vajzën e gruas nga martesa e parë që kur ajo ka qënë 7-vjeçare. Nëse gjendet fajtor për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me fëmijë të mitur, për 39-vjeçarin parashikon dënimin me burgim nga 7 gjer në 15 vjet.