Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për vrasjen e kushëririt në Dukagjin, jepet masa e sigurisë për 26-vjeçarin

· 1 min lexim

Gjykata e Shkodrës ka lënë 40 ditë në burg Marash Arrajn.

Ky i fundit akuzohet se vrau me armë zjarri kushëririn e tij Lazër Arraj, shkruan ‘Faxweb’.

Masa e sigurisë u kërkua nga prokurorja e çështjes, Esmeralda Ndoci.

Gjatë këtij afati do të kryhet edhe akt ekspertimi i rrobave dhe provave të tjera shtesë.

I dyshuari ndërkohë nuk ka pranuar akuzat, duke thënë para gjykatës, se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Mësohet se kjo çështje i është caktuar gjyqtares, Ermira Dedja.

Marash Arraj 26 vjeç, u arrestua disa ditë më parë, pasi dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kushëririn e tij.

Shkak për vrasjen dyshohet të jetë një konflikt për arat me kanabis.

Mendohet se viktima ka njoftuar policinë, për parcelat e kanabisit në Dukagjin.

Në vendngjarje, policia ka gjetur dy gëzhoja automatiku, të cilat tregojnë se 55-vjeçari është qëlluar nga pas.