Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Akuzat për blerje votash: SPAK dërgon në gjyq kandidatin e PD dhe 4 bashkëpunëtorë

21:12 04/08/2025
Reading Time: 2 min lexim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykimin e pesë personave të dyshuar për korrupsion zgjedhor në zgjedhjet vendore të vitit 2023 në Bashkinë Rrogozhinë. Në qendër të çështjes është Shkëlqim Hoxha, ish-kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili akuzohet se, ndonëse kishte dijeni për veprimtarinë e paligjshme, nuk e kallëzoi atë pranë autoriteteve kompetente.

Sipas kallëzimit të SPAK, Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi dhe Florant Saraçi u vënë nën hetim për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, vepër e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50, germa h, të Kodit Penal. Ndërkaq, Shkëlqim Hoxha përballet me akuzën “Moskallëzim i krimit”, bazuar në nenin 300 të Kodit Penal.

Hetimet, të cilat u mbështetën në prova materiale dhe analiza ligjore, treguan se të pandehurit siguruan dhe shpërndanë bileta udhëtimi të parapaguara për të paktën 64 votues që jetonin jashtë vendit. Qëllimi, sipas organit të akuzës, ishte kthimi i tyre në Shqipëri për të votuar në favor të Hoxhës në zgjedhjet e përsëritura të korrikut 2023 për Bashkinë Rrogozhinë.

Dosja sqaron se Hoxha ishte i vetëdijshëm për veprimet e Fatmir Thaçit dhe Limon Shalës, të cilët koordinonin blerjen dhe ofrimin e këtyre biletave. Megjithatë, kandidati demokrat nuk e raportoi skemën, duke shkelur detyrimin ligjor për të denoncuar krimin.

Në garën e korrikut 2023, Hoxha humbi përballë kandidatit socialist Edison Memolla. Pas këtij rezultati, strukturat hetimore të Policisë së Durrësit referuan informacionet që çuan në regjistrimin e dy procedimeve penale, nr. 161 dhe nr. 162 të vitit 2023, të cilat u bashkuan në një çështje të vetme për shkak të përputhjes së fakteve dhe personave të përfshirë.

Me dorëzimin e kërkesës së SPAK-ut, çështja kalon tani në duart e Gjykatës së Posaçme, e cila do të vendosë mbi fajësinë apo pafajësinë e të pandehurve për akuzat e ngritura. Nëse deklarohen fajtorë, ata përballen me dënime që variojnë sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.

Të tjera

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji
Aktualitet

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Një foshnjë rreth 2 muajshe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës, ndërsa...

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH
Aktualitet

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar akuzat ndaj 6 zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, të...

11:38 13/03/2026
Para
Netanyahu vendos për pushtimin total të Gazës, përfshihen zonat me pengje

Netanyahu vendos për pushtimin total të Gazës, përfshihen zonat me pengje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

Foshnja 2 muajshe në gjendje kritike në Korçë, nëna nuk e ushqeu me gji

15:48 13/03/2026
Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

Parashkrimi mbyll dosjen, GJKKO pushon akuzat për 6 zyrtarë të ARRSH

11:38 13/03/2026
Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

Dita e Verës 2026, kufizime qarkullimi më 13-14 mars në Tiranë

11:24 13/03/2026
Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

Tre ambasada kundër vendimit për Ballukun, Rama me reagim hipokrit/ Shanset për BE shkojnë zero

16:20 12/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.