Skip to content
Të Gjitha

Akuzat ndaj Dvoranit, Meta publikon videon e dytë

· 1 min lexim

Presidenti Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme një tjetër video në kuadër të akuzave ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Kreu i Shtetit e ka cilësuar videon e sotme, si spotin e dytë në mbrojtje të Kushtetutës dhe gjykatës Kushtetuese.

Në materialin e montuar, Meta ngre pyetjen: “Si shpjegohet që Dvorani shkel Kushtetutën, ligjin dhe del mbi vendimet e KED dhe i rrëmben kompetencat Presidentit?”

Kreu i Shtetit e akuzon Dvoranin, se ka përvetësuar kompetencat e presidentit.

 “Të dashur qytetarë, Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese. Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Meta.

Kreu i KED, Ardian Dvorani i ka cilësuar videot e Metës, seriale me metrazh të shkurtër.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/802746376815861/