Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

AKUK njofton operatorët: Instaloni sistemet për trajtimet e ujërave të ndotura

08:34 13/08/2024
Reading Time: 4 min lexim

Në pikun e sezonit turistik, hoteleve në zonat turistike të Jugut dhe të Durrësit u është kërkuar sërish nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) nëpërmjet një njoftimi, detyrimi për instalimin e impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura.

Dërgimi i njoftimeve për operatorët turistikë vjen pas fushatës së ndërmarrë për vendosjen e tabelave identifikuese me rreth të kuq para bizneseve që nuk kanë instaluar impiantet që kushtojnë deri në 100 mijë euro.

“

Në vijim të nismave të ndërgjegjësimit që kemi ndërmarrë deri tani me të gjithë palët e interesit, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë rëndësinë e zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Akti Normativ nr.8 dhe Rregullorja Teknike “Për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larës”.

Qëllimi kryesor i këtij akti është të arrihet objektivi 95%  i ujërave larës në cilësi “shkëlqyer” duke siguruar një mjedis të pastër dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët tanë”, theksohet në njoftimin e shpërndarë.

Në këtë kuadër thuhet ndër të tjera se “përfshirja e industrisë së turizmit në procesin e para trajtimit të ujërave të ndotura, nëpërmjet instalimit të sistemeve individuale do të ndihmojë jo vetëm në mbrojtjen e mjedisit dhe infrastrukturën publike, por gjithashtu do të vendosë një standard të ri në cilësinë e ujërave larës, si një nga burimet kryesore të zhvillimit të turizmit.

Por bizneset është ngritur shqetësimi edhe në nisje të sezonit turistik se instalimi i impianteve të kërkuara, kushton në vlera nga 80 mijë deri 100 mijë euro. Ata pohojnë se kostoja për instalimin e impiantit është e papërballueshme, në kushtet kur edhe sezoni turistik ka qenë i vakët dhe se ata paguajnë taksën për trajtimin e ujërave të ndotura.

Për sa i përket kostos së lartë, në njoftimet dërguar bizneseve AKUK thekson se kostot për impiantet mund të transferohen te shërbimet dhe produktet.

“Referuar raportit vjetor të Agjencisë Europiane të Mjedisit për sezonin turistik 2022, cilësia e ujërave larës në Shqipëri u klasifikua në kategorinë “shkëlqyer” në vetëm 67.5%, duke sjellë nevojën për masa të menjëhershme dhe efektive për të përmirësuar gjendjen e cilësisë së ujërave larës.

Procesi i përmirësimit të infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura është një investim, kosto e të cilit është e transferueshme në shërbimet dhe produktet që ju ofroni, duke ndikuar kështu në uljen e efekteve financiare”, theksohet ndër të tjera në njoftim.

Kryetari i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha se kjo është praktikë arbitrare, pasi po kërkohet nga bizneset të paguhet 2 herë për të njëjtin shërbim.

“Së pari, bizneset paguajnë ujësjellësin për heqjen e ujërave të ndotur dhe kjo ka një vlerë në faturë. Së dyti në gjithë botën këto impiante i vendos ujësjellësi ose nëse financohet nga bizneset, përjashtohen nga detyrimi për taksën. Shteti ka nxjerrë një akt normativ arbitrar me qëllim marrjen e taksave arbitrarisht, i padiskutuar me grupet e interesit”, pohoi ai.

Sakaq, në njoftimin dërguar bizneseve AKUK thotë se Akti Normativ nr.8 datë 28.12.2023 nuk ka ardhur si një iniciativë e shkëputur, por mbështetet në legjislacionin mjedisor në fuqi, konkretisht te ligj nr.9115, datë 24.07.2003 “Për trajtimin mjedisor të ujërave të ndotura”, i ndryshuar i cili trajton specifikisht, detyrimet sipas sektorëve të industrisë për para trajtimin e ujërave të ndotura. “Përforcimi i masave për përmirësimin e cilësisë së ujërave larës mbetet një sfidë e përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm social ekonomik”, përfundon njoftimi.

Pas publikimit në Fletoren Zyrtare më 5 janar 2024 të Aktit Normativ “Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të  ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse” ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro firmosën më 2 Shkurt 2024, udhëzimin e përbashkët ku përcaktohen standardet teknike që duhen të ndiqen nga subjektet pranë zonave bregdetare, liqenore dhe lumenjve, për zëvendësimin e gropave skeptike me instalimin e impianteve bashkëkohore për trajtimin e ujërave të ndotura.

Sipas udhëzimit të përbashkët bizneseve iu lihej afat deri në fund të muajit mars të instalojnë pajisjet apo sistemet e përcaktuara ose në të  kundërt, siç përcaktohet në Aktin Normativ  nëse Task-Forca, pas kryerjes së monitorimit dhe inspektimit, kur konstaton mosvendosjen e impiantit apo sistemit individual në përputhje me rregullat teknike për trajtimin e ujërave të ndotura, bizneset do të dënohen me gjoba që variojnë nga 1,500,000 lekë deri në 2,650,000 lekë.

Po ashtu, udhëzimi përcaktonte se subjektet nuk do të mund të marrin edhe certifikatën e përdorimit për objektin ose projektin e ndërtuar apo të zhvilluar./MONITOR

Etiketa: Operator turistik

Të lidhura

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë
Aktualitet

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

Një leje ndërtimi në zonën e “Ali Demit” në Tiranë ka shkaktuar reagime të forta, pasi një pallat shumëkatësh po...

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
Para
60-vjeçarja nuk arrin të dalë nga dyqani, shënohet viktima e 1 nga zjarret në Greqi

60-vjeçarja nuk arrin të dalë nga dyqani, shënohet viktima e 1 nga zjarret në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.