Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Aktorët i dhurojnë Bashës maketin e Teatrit Kombëtar: Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin!

15:23 09/04/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike ka mbajtur një takim me aktorë dhe aktivistë për të Teatrit Kombëtar para të cilëve ka premtuar edhe njëherë se teatri do të ringrihet. Ishte regjisori Robert Budina ai që ka surprizuar Bashën duke i dhuruar një maket të Teatrit Kombëtar duke i kërkuar që ta mbajë në zyrë për të realizuar qëllimin epërbashkët.

Kemi një dhuratë për liderin e opozitës, Lulzim Basha. Maket i teatrit i prodhuar nga arkitektët. Përmasat janë marrë gjatë 3 viteve të protestës. Mbajeni në zyrë për të realizuar qëllimin e përbashkët. Rikthimi i Teatrit është edhe rikthim i vlerave qytetare dhe të kulturës. Të rikthehet. Me rikthimin e tij do jetë dhe rikthimi i vlerave dhe kulturës. Kultura do të jetë ambasadori më i mirë i Shqipërisë për anëtarësimin në BE. NE u sulmuam nga një kryeministër që vjen nga fusha e kulturës. Kemi mbërritur në ditën që Teatri mos ndërtohet dhe këtutë ngrihen vlerat e korrupsionit. Për këtë kemi mbështetjen e Europës. Ju uroj ta mbani në zyrë”, ka thënë Budina.

Basha nga ana tjetër është shfaqur i surprizuar dhe e ka falenderuar Budinën. Basha është shprehur se kjo dhuratë eveokon përgjegjësi dhe se ai i përmbahet asaj që ka shkruar me artistët e Teatrit Kombëtar.

“Faleminderit nga zemra! Zoti Budina, në emër të të gjithë artistëve qëndrestarëve, mbrojtësve të Teatrit Kombëtar, për këtë dhuratë të çmuar! Evokon dhimbje kur e shoh dhe jam i bindur që evokon dhimbje të gjithë qëndrestarëve. Por mbi të gjithë, evokon përgjegjësi, shpresë dhe besim. Kjo vepër e jashtëzakonshme, kjo pjesë e çmuar e historisë të qytetit tonë, e kryeqytetit të shqiptarëve, ky monument i gjallë i brezave të tërë, të brezave të kulturës. Me të vërtetë u shemb pabesisht përkundër një qëndrese qindra ditore të njerëzve të artit dhe të kulturës, të simpatizantëve dhe mbështetësve të artit dhe të kulturës dhe të opozitës, të Partisë Demokratike që është krenare ndër shumë beteja që ka qenë në krahun tuaj në atë betejë. Por ata që e shembën, bëjnë gabimin e jetës së tyre nëse mendojnë se beteja mbaroi.

Bëjnë gabimin e tyre nëse nënvlerësojnë nënshkrimin tim. Unë nuk shquhem për tone të forta, as për metafora agresive, por çfarë kam nënshkruar e kam bërë realitet. Po ju them sot, se ky simbol nuk do të jetë thjesht një ngacmues i emocionit të dhimbjes për natën e errët të 17 majit, por do të jetë kujtuesi i përditshëm dhe i përnatshëm deri sa teatri të ringrihet siç ishte, aty ku ishte. Sikundër dua t’ju them atyre që u vërsulën mbi këtë vepër dhe mbi artistët brenda dhe rreth kësaj vepre, nënshkrimi im nuk parashikon vetëm ringritjen e teatrit aty ku ishte, ashtu siç ishte, por edhe çuarjen para drejtësisë të gjithsecilit që mori pjesë në atë krim, nga urdhëruesi, tek zbatuesit do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Të dyja janë dimensione të bashkëjetesës europiane, edhe nderimi për artin, për kulturën, për trashëgiminë kulturore, edhe fundi i kulturës së pandëshkueshmërisë”, tha Basha.

Ai gjithashtu ka deklaruar se është një përgjegëjsi e madhe për të të jetë kryetari i një force politike që ka lindur nga elita dhe intelektualët. Kreu democrat tha se këto zgjedhje do të jenë më të rëndësishmët në historinë 30-vjeçare të demokracisë në Shqipëri.

“Për mua kjo është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Do të ishte e tillë edhe në kushtet ku Shqipëria e 2021-it do të kishte qenë Shqipëria e ëndrrave tona të 90-ës, 91-shit apo 92-shit. Është e dyfishtë tani që ndodhemi në një udhëkryq të rrezikshëm. Tani që një perde e hekurt po bie, që po i ndan përsëri shoqëritë në të lira dhe në të robëruara, në ato që garantojnë rotacion, normalitet, pozitivitet dhe ato që garantojnë shkatërrimin e gjithçkaje për hir të një sundimtari dhe të një grushti njerëzish. Kjo perde e hekurt e cila po përvijohet jo thjesht gjeostrategjikisht si lindje dhe perëndim por edhe brenda shoqërive, kërcënon si asnjëherë tjetër Shqipërinë. Ndaj, zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare, ndoshta më vendimtaret prej atyre që na ndanë nga diktatura në vitin 1992. Këto ditë ne po luftojmë për të ardhmen e Shqipërisë. Janë, pra, zgjedhjet më të rëndësishme në historinë 30-vjeçare”, u shpreh Basha.

Etiketa: bashamaketi i teatritrobert budinateatri kombetar

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Bllokimi i aeroportit, Balluku firmos urdhrin për marrjen e kontrollorëve të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.