Skip to content
Kryesore

Aktivizohet një vatër zjarri në kodrat e Orikumit

· 1 min lexim

Një zjarr ka shpërthyer në kodrat e Orikumit, ku flakët kanë përfshirë një zonë me shkurre.

Era e fortë ka ndihmuar përhapjen e flakëve me shpejtësi, duke rrezikuar një banesë.

Zjarrfikësit janë në vendngjarje dhe po bëjnë përpjekje për të shuar zjarrin.