Skip to content
Rajoni

Akti i paprecedentë/ I dënuar për mashtrim, vetëdorëzohet në polici deputeti i Kosovës (EMRI)

· 1 min lexim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Etem Arifi ka bërë një akt të paprecedentë më parë në legjislaturat e këtij Kuvendi që pas shpalljes së Pavarësisë, duke u vetëdorëzuar në polici dhe duke hequr dorë nga mandati i deputetit.

Bëhet me dije se Arifi ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për mashtrim dhe mësohet se është vetëdorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

Mësohet se deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, ishte në arrati pasi që ishte dënuar më një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione.

Sipas vendimit të gjykatës, deputeti Etem Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin përgjegjës për përvetësimin e rreth 26 mijë eurove./ GazetaReforma.com